TIRANË - Gjakmarrja është bërë një problem me përmasa shqetësuese në vend, ç’ka ka nxitur prokurorë dhe gjyqtarë të bashkohen për të marrë masa për parandalimin e saj.
Burimet zyrtare thanë se Prokuroria e Përgjithshme ka hartuar një bazë të dhënash për rastet problematike të lidhura me gjakmarrjen dhe, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit e institucione të tjera ligjzbatuese po kryejnë monitorim të vazhdueshëm ndaj personave që janë potenciale të mundshme për t’u përfshirë në vepra kriminale të kësaj kategorie.
Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla, në fjalën e tij në këtë takim tha se “po merren hapa konkrete në zonat e Shqipërisë ku ky fenomen ka një përhapje më të gjerë”. Për z. Llalla, në ndihmesë të trupës së prokurorëve dhe gjyqtarëve kundër gjakmarrjes tashmë është edhe kuadri ligjor në fuqi, i amenduar vetëm pak kohë më parë në Kuvendin e Shqipërisë.
Sipas një raporti të fundit të publikuaar nga Avokati i Popullit në vendin tonë për 22 vitet e fundit, kanë humbur jetën nga gjakmarrja 6 mijë persona ndërsa 10 mijë familje janë të ngujuar nga ky fenomen. Një pjesë e madhe e viktimave janë të rinj nga mosha 21-37 vjeç.
Lajmi u përditësua
Redaksia online
(ar.sh/b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com