Prokuroria kërkon arrestimin e
Tahirit, deputeti i LSI: Po timonieri?

Pas kërkesës së prokurorisë për arrestimin e Saimir Tahirit, deputeti i LSI-së Shezai Rrokaj shprehet se fokusimi dhe përqendrimi i gjithë fajit tek një person, qoftë edhe i rëndësisë së ish- ministrit, është alibi e përsosur për t’i ikur fillimisht fajësisë shtetërore.

Statusi i Shezai Rrokajt
Pse inkriminimi i ish-ministrit Tahiri nuk e dekriminalizon Shtetin.

Pas dosjes së bujshme të Katania-s, e cila evidentonte me zë e me figurë inkriminimin e ish-ministrit të brendshëm, gjithë retorika politike është orientuar tek individualizimi i krimit nëpërmjet figurës së Saimir Tahirit.

Por të gjithë e dinë se tonët e drogës në Shqipëri, nuk mund të prodhoheshin vetëm nga Saimir Tahiri me kushërinjtë e vet. Kanabizimi i Shqipërisë dhe kriminalizimi i Shtetit shënjestron të gjitha pushtetet me në krye pushtetin e timonierit, që me sa duket s’ka tepsi dhe kazan që e mbush më.

Fokusimi dhe përqendrimi i gjithë fajit tek një person, qoftë edhe i rëndësisë së ish- ministrit, është alibi e përsosur për t’i ikur fillimisht fajësisë shtetërore, e cila është e kriminalizuar prej qeverisë në të katërtat pushtetet e saj.

‘Kurbani’ Tahiri duket se po ia del fillimisht të mbajë ‘të pastra’ pushtetet e tjera me në krye kryepushtetin qeveritar. Pasi të ‘rezultojë’ i pastër pushteti i Ramës dhe pushtetet e tjera sejmene rreth tij, do të fillojë ‘tē pastrohet’ edhe imazhi i Sajmirit, ku, pas pak kohe, pritet që kushërinjtë të pohojnë se Sajmiri nuk hyn fare në këtë aferë, dhe se gjithshka që ka të bëjë me të është trillim i tyre.

Ku jemi? Asgjëkundi! Vetëm tym! A do të vazhdojnë sërish shqiptarët të mbeten peng të pavetëdijes së tyre, duke e mbajtur ngaherē mbi shpinë dramën që luhet me fatin e tyre?

dy.b/shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Kuçana për REPORT TV: Luftën s’e kemi as me Bashën dhe as me Shehajn, s'i besoj sondazhit

Kuçana për REPORT TV: Luftën s’e kemi as me Bashën dhe as me Shehajn, s'i besoj sondazhit