Prokuroria kërkon 6 vite burg për
 Cozman, vendimi pas 2 javësh

Prokuroria kërkon 6 vite burg për<br /> Cozman, vendimi pas 2 javësh
Cozman është paraqitur paraditen e sotme për herë të dytë përpara trupit gjykues, me akuzën “prodhim, mbajtje dhe shitje të lëndëve narkotike” në bashkëpunim. Prokuroria ka kërkuar 6 vjet dënim me burg për reperin, i cili ishte i pranishëm në sallë dhe bashkë me avokatin e tij kërkoi shtyrjen e seancës për të përgatitur mbrojtjen.

Vendimi nga gjykata do të merret për 2 javë, pasi të jetë dëgjuar edhe pala e paditur. Por edhe nëse dënohet, 30-vjeçari Ylber Abdullahi, do të përfitojë ulje dënimi, për shkak se gjykata ka pranuar kërkesën për gjykim të shkurtuar.
cozman
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Pogradec/ Po lundronin me kanoe në liqen e humbën kontaktet, policia ndihmon babanë me 2 fëmijët e mitur

Pogradec/ Po lundronin me kanoe në liqen e humbën kontaktet, policia ndihmon babanë me 2 fëmijët e mitur