Prokuroria kërkon burg përjetë për vrasësin e adoleshentit Maringlen Gjonaj, avokati: Nuk janë hetuar bashkëpunëtorët e krimit

Prokuroria e Lezhës ka kërkuar dënimin me burgim të përjetshem të 32-vjeçarit Kristjan Cenaj, për vrasjen dhe zhdukjen e kufomës së Mariglen Gjonajt. Ndërsa mbrojtësi ligjor i familjarëve të viktimës kërkon zgjerimin e hetimeve. Avokati Eduard Mullaraj pretendon se autori ka bashkëpunuar me persona të tjere që nuk janë hetuar. Sipas tij dosja penale është e cunguar dhe  duhet ti shkohet deri në fund kësaj çeshtje.

Kujtojmë se në vitin 2015 Kristjan Cenaj vrau 16-vjeçarin Mariglen Gjonaj në Mamurras. Ai dyshohet se kreu krimin makabër për ti vjedhur viktimës orën Rolex dhe varesen e floririt.   Krimi u zbulua në 2022-shin kur u gjetën eshtrat e groposura në një zonë me ferra dhe shkurre në Fushe Kuqe të Kurbinit, afro 7 vite nga zhdukja e 16-vjecarit.

Prokurori i Lezhës Françesk Ganaj ka kërkuar dënimin me burgim të përjetshem për vepren penale "Vjedhja me pasoje vdekjen". Ndërsa i pandehuri Kristjan Cenaj, i cili prej dy vitesh gjendet në paraburgim ka mbajtur qendrim mohues, duke pretenduar se nuk është ai vrasësi.  Trupa gjykuese e kryesuar nga gjyqtari Aldi Kareco pritet të japë vendimin e dënimin në seancën e datës 10 korrik.

R.D/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë