Prokuroria e Përgjithshme nëpërmjet një njoftimi sqaron se ish-ministri i Ekonomisë Dritan Prifti ka dërguar në zyat e kësaj prokuroria një letër e cila ishte trajtuar zyrtarisht dhe është protokolluar sapo ka ardhur në Zyrën e Protokollit, dhe si dokument është e do të mbetet në arkivën e këtij institucioni. Duke hedhur poshtë pjeset e publikuara në gazetën "Rilindja Demokratike" si të pavërteta.
NJOFTIMI I PROKURORISE
Në një nga mediat e shkruara, është botuar një shkrim, në datën 21.01.2012, mbi një letër që deputeti Dritan Prifti i drejton Prokurorit të Përgjithshëm, Znj. Ina Rama.
Duke marrë shkas nga elementët denigrues dhe të pavërtetë që janë shprehur në këtë media, Prokuroria e Përgjithshme, bën me dije se deputeti Dritan Prifti, ka dërguar një letër Prokurorit të Përgjithshëm, porse përmbajtja e saj është tërësisht e ndryshme nga ajo çfarë thuhet në këtë gazetë.
Kjo letër është trajtuar zyrtarisht e është protokolluar sapo ka ardhur në Zyrën e Protokollit në Prokurorinë e Përgjithshme, dhe si dokument është e do të mbetet në arshivën e këtij institucioni.
Me këtë rast, Prokuroria e Përgjithshme, shprehet se është e vendosur të kryejë detyrën e saj kushtetuese pavarësisht insinuatave të ndryshme që synojnë të devijojnë angazhimin e prokurorëve dhe punonjësve të Prokurorisë në hetimin e çështjeve që janë dhe në fokus të vëmendjes së opinionit publik. ah/Shqiptarja.com/
/Shqiptarja.com