TIRANE- Task Forcë e krimit ekonomik në Prokurorinë e kryeqytetit mbyll zyrtarisht hetimet për Bashkim Tahirin, babin e deputetit të Partisë Socialiste Sajmir Tahirit.
Burime nga organi i akuzës thanë për A1Report se këto hetime u mbyllën pasi në të gjtihë periudhën e verifikimit të procedimit penal rezultoi se Bashkim Tahiri nuk kish konsumuar element të veprës penale të kontrabandës së ilaçeve.
Bashkim Tahiri u arrestua në një operacion policor pak kohë më parë, ndërsa Gjykata e Tiranës dha për të masën e sigurisë detyrim paraqitje.
Asokohe Saimir Tahiri reagoi duke e quajtur një montazh policor arrestimin e të atit dhe akuzoi kupolën drejtuese të Policisë së Shtetit për presion ndaj familjes së tij.
Aktualisht Bashkim Tahiri ndodhet në gjendje të lirë, ndërsa veç të tjerave organi i akuzës i ka cilësuar veprimet e policisë si të nxituara dhe të pabazuara në fakte dhe prova!
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Pse u arrestua Bashkim Tahiri