TIRANË - Kryebashkiaku i Vlorës, Shpetim Gjika, arrestuar dy javë më parë nën akuzën e "Shpërdorit të Detyrës" është paraqitur sot në prokurorinë e Vlorës për të dhënë versionin e tij të ngjarjeve.
Sipas burimeve nga kjo prokurori, mësohet se Kryebashkiaku Gjika është paraqitur rreth orë 10:30 të mëngjesit në hetuesi së bashku me avokatin e tij, duke dhënë shpjegimet e kërkuara nga organi akuzës, lidhur me ndërtimin e pallatit 11-katësh për të cilin akuzohet.
Mësohet se Gjika është në gjëndje më të mirë shëndetësore dhe kjo ka bërë që kryebashkiaku të lërë edhe spitalin, duke rinisur kështu përballjen e dytë me drejtësinë.
Kryebashkiaku i Vlorës u arrestua më 6 shkurt, por si pasojë e problemeve shëndetësore ai u shtrua me urgjencë në spital, prej nga ku u njoh dhe me masën e sigurisë të vendosur nga gjykata. Gjika konkretisht akuzohet për falsifikim dokumentash për dhënien e lejes së ndërtimit për një pallat 11-katësh në qendër të Vlorës, teksa bashkë me të u arrestua dhe Drejtori i Urbanistikës së këtij qyteti, si dhe biznesmeni që kreu ndërtimin./ATSH/
/Shqiptarja.com