Prokuroria e Shkodrës ka sqaruar për Report Tv se hetimet për skandalin seksual në Qendrën e Shëndetit Mendor në Shkodër, kanë nisur dy javë më parë.

Pas njoftimit për nisjen e hetimeve dhe nxjerrjen e urdhër ndalimit për drejtoreshën e infermieren e Qendrës, organi i akuzës thotë se hetimet nuk nisën nga ajo që është transmetuar në media.

Sipas Prokurorisë, hetimet kanë nisur nga informacionet e mbledhura nga organi i akuzës në Shkodër për keqtrajtime dhe abuzime seksuale. Ndërsa pas kryerjes së ekspertizës mjeko-ligjore ka rezultuar se 3 prej pacienteve femra të Qendrës së Shëndetit Mendor, në moshë madhore, kanë qenë  kryer abort të paligjshëm. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com