Prokuroria nis hetimet për
videoskandalin e menaxherit Caushi

Prokuroria nis hetimet për<br />videoskandalin e menaxherit Caushi
Policia dhe prokuroria nisin hetimit për menaxherin e futbollit Drini Çaushi, për akuzën e paracaktimit të rezultateve sportive, pas publikimit në media të një video-përgjimi ku kërkon nga futbollisti Emiljano Vila të tolerojë ekipin e Kukësit gjatë ndeshjes mes tyre. Policia ka referuar në prokurori materialin hetimor të nisur ndaj 45 vjeçarit Çaushi, pas publikimit në media të një video-përgjim. Ku menaxheri i futbollit Çaushi, i kërkon me anë të një bisede telefonike njërit prej futbollistëve të sport-klub “Partizanit” ta favorizojë ekipin e Kukësit gjatë ndeshjes mes tyre.

Në këtë bisedë, thuhet nga policia, 45 vjeçari Çaushi i kërkon futbollistit Emiljano Vila të toleronte gjatë ndeshjes me Kukësin, që bie në kundërshtim me garën sportive të kampionatit shqiptar. Sipas policisë, gjatë kësaj bisede ekzistojnë dyshime të arsyeshme se shtetasi Drini Çaushi ka konsumuar elementë të veprës penale të “përcaktimit të rezultateve në një garë sportive”. Kjo vepër, parashikohet në nenin 197/a të Kodit Penal, ku thuhet se “kryerja e veprimeve ose mosveprimeve për paracaktimin e rezultateve në garat sportive, kombëtare dhe ndërkombëtare, në kundërshtim me parimet e lojës së ndershme, përbën kundërvajtje penale. Por, kur kjo vepër, e kryer për qëllime të fitimit pasuror, dënohet me burgim nga dy deri në shtatë vjet”, thuhet në kodin penal.

Për këto fakte dhe dyshime, policia e ka referuar marterialin në Prokurorinë e Tiranës, ku kërkohet ndjekja penale ndaj menaxherit Drini Çaushi. Ky video-përgjim, thuhet nga policia është kryer nga një shok skuadrës së Emiljano Vilës në hotelin ku po qëndronin para ndeshjes me Kukësin që përfundoi me barazim. Nga ana tjetër, burimet nga prokuroria, thanë se është kërkuar sekuestirmi i video-përgjimit të publikuar në media dhe në ditët në vazhdim, pritet thirrja dhe marrja në pyetje e dy futbollistëve dhe vetë menaxherit të futbollit Drini Çaushi. Hetimet e policisë dhe prokurorisë, nisen pas reagimit të klubit Partizani, Federatës Shqiptare të Futbollit dhe drejtuesve të ekipit të Kukësit, që kërkuan hetimet të çështjes. Zyrtarët e ekipit të Kukësit, kanë mohuar faktin se menaxheri Çaushi është iniciuar të flasë në emër të tyre. Ata kanë mohuar se i kanë kërkuar Drini Çaushit të ndikojë tek futbollistët për të toleruar gjatë ndeshjes.

Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ Përmbytet Vlora, shikoni garazhet e pallateve në Lungomare të mbushura me ujë

VIDEOLAJM/ Përmbytet Vlora, shikoni garazhet e pallateve në Lungomare të mbushura me ujë