Prokuroria, pranoi dy përgjimet e
bisedës për transferimin e prokurorit

Ekzistenca e dy bisedave të përgjuara mes kreut të grupit kriminal Jurgen Molla dhe nënës së korrierit të tij, Arben Prendi,ku flasin për transferimin e prokurorit të dosjes, është pranuar gjatë ditës së djeshme nga prokuroria dhe policia.

Burime nga të dyja institucionet shprehen se telefonatat janë përgjuar gjatë muajit dhjetor 2015, dy ditë para se presidenti të publikonte dekretin për transferimin e prokurorit të dosjes Anton Martini në Shkodër.

Burimet thanë për “Shqiptarja.com” se tashmë të dy procesverbalet e këtyre biesadave janë administruar në fashikujt hetimorë. Nga përgjimi ka dalë se Molla ka pasur informacion të saktë për transferimin e prokurorit ende pa u miratuar nga presidenti.

Molla i thotë nënës së Prendit se kishte arritur ta transferonte prokurorin e dosjes në Shkodër, megjithëse sipas tij kjo lëvizje i kishte kushtuar pak shtrenjtë pasi kishte dhënë 150 mijë euro.

Kjo bisedë ka mbetur deri aty dhe se nuk dihet asgjë më tepër se çfarë ka ndodhur dhe se janë dhënë ose jo këto shuma financiare. Por ajo që dihet tashmë është se në përgjimet e kryera Molla ka përmendur dhe disa prokurorë të tjerë dhe disa emra gjyqtarësh.


Redaksia Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 18 Janar, 08:40

    A duhen bërë publik emrat e politikaneve që kanë përdorur Sky Ecc?



×

Lajmi i fundit

Armëpushimi ende nuk është futur në fuqi, Izraeli vijon sulmet në Gaza! 8 të vrarë dhe 25 të plagosur

Armëpushimi ende nuk është futur në fuqi, Izraeli vijon sulmet në Gaza! 8 të vrarë dhe 25 të plagosur