Prokuroria: Prendi qëlloi i pari

Prokuroria: Prendi qëlloi i pari
Ish-komandanti i Gardës së Republikës Ndrea Prendi është personi i pare që ka qëlluar në drejtim të turmës së demostruesve në 21 janar. I akuzuari drejtpërdrejt nga prokuroria për akuzën e vrasjes së shtetasit nga Fieri Faik Myrtaj, është zbuluar sëfundmi se ka qënë njeriu i pare që ka qëlluar me armë zjari në drejtim të demonstruesve të opozitës. Nga një verifikim kronologjik i bërë gjatë këtyre ditëve nga prokuroria e Tiranës, rezulton se viktima Faik Myrtaj është personi i parë që ka shkuar i vdekur në spitalin ushtarak. Kësaj prove i shtohet dhe akti i kqyrjes mjeko-ligjore së trupit të viktimës, por ajo që nxjerr zbuluar kreun e gardës janë pamjet filmike që e tregojnë atë duke mbajtur pistoletën në një kënd të ulët të drejtuar në drejtim të bulevardit
"Dëshmorët e Kombit", ku protestonin mijëra veta. Të gjitha këto prova të administruara në dosje vashdojnë ta rëndojnë pozicionin e ish-kryekomandatit të Gardës lidhur me ngjarjet e 21 janarit. Sipas prokurorisë, nuk provohet nëse Prendi ka dhënë urdhër verbal për të qëlluar, por ajo që tashmë dihet është se i pandehuri Ndrea Prendi ka qëlluar i pare në 21 janar 2011 dhe duket se pas krismave të pistoletës së tij, kanë nxjerë zjar thuajse të
gjitha grykat e armëve që janë përdorur nga garda në 21 janar. Hapja e zjarit nga Prendi, mund të ketë shërbyer si një sinjal apo urdhër në ato kushte, për të qëlluar me blumba të vërtetë. Ajo që tashmë është provuar me fakte konkrete është se Prendi, ka vrarë demostruesin Faik Myrtaj dhe se për
një fakt të tillë, dy here prokuroria ka kërkuar arrestimin dhe futjen në burg të tij, por gjykata e Tiranës ka rëzuar kërkesën duke e lënë ishkryekomandantin në masën e "arrestit shtëpiak".

LLUPO
Efektivi i vetëm i Gardës së Rebublikës që prej një viti mbahet i izoluar në burg, kërkon pushimin e hetimeve të 21 janarit dhe lirimin e menjëhershëm
të tij nga burgu 302. I akuzuari drejpërdrejt nga prokuroria si autor i vrasjes së shtetasit nga Gjirokastra Zivër Veizi, i është drejtuar në datën 3 shkurt Gjykatës së Tiranës ku i kërkon kësaj të fundit të rëzojë vendimin e prokurorisë së Tiranës, për zgjatjen me 3 muaj të hetimeve, pushimin e dosjes dhe lirimin e menjëhershëm nga qelia. Kërkesën me nr.372 depozituar në sekretarinë e gjykatës Llupo e argumenton me faktin se ka përfunduar periudha një vjeçare e hetimit të 21 janarit dhe nisur nga kjo situate prokuroria nuk mund të vijojë hetimet duke i zgjatur pa fund ato. Praktika që ka ndërmara efektivi i gardës Agim Llupo, thuajse është e njëjtë me atë që ish-ministri i Transporteve Lulzim Basha ndërmori për pushimin e çështjes penale që Prokuroria e Përgjithshme ngriti ndaj tij lidhur me abuzimet në rrugën Durrës-Kukës. Në rastin "Basha", kjo praktikë juridike
u pranua nga gjykata dhe çështja u pushua nga prokuroria. Ndërsa në rastin e gardistit Agim Llupo pritet që gjykata të vendosë për miratimin ose jo të kërkesës në datën 7 shkurt në orën 10:00.

GJYQTARI
Mund të duket rastësi, por sërish shorti elektronik I gjykatës ka zgjedhur gjyqtarin Shkëlqim Mustafa për shqyrtimin e kërkesës së gardistit Agim Llupo. Gjyqtari Mustafa, ka vlerësuar të gjitha masat e sigurimit në Gjykatën
e Shkallës së Parë, që prokuroria ka dërguar për efektivët e Gardës së Republikës. Qëndrimin në burg të Llupos, e ka vendosur ky gjyqtar, ndërkohë që pak ditë më parë ai rrëzoi dy herë prokurorinë për caktimin e masës së sigurisë "arrest në burg" ndaj Ndrea Prendit, shoferit të tij Margarit
Kume dhe ixhinierit të ITsë Armand Kasaj, duke i lënë me arrest shtëpie. Shkëlqim Mustafa, gjithashtu ka bërë dhe vlerësimin e arrestit për gardistët e tjerë që prokuroria akuzon për vrasje, duke i lënë ata vetëm 30 ditë në burg, vendim ky që u prish më pas gjykata e Apelit duke i caktuar gardistëve masën e detyrimit për paraqitje.
(aq/shqiptarja.com)


  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Gara për portin e ri tregtar në Porto Romano, fondi limit 392 milionë euro! Punimet fillojnë vitin e ardhshëm

Gara për portin e ri tregtar në Porto Romano, fondi limit 392 milionë euro! Punimet fillojnë vitin e ardhshëm