Prokuroria Publike e Torinos heq dorë nga akuzat kundër Juventusit! Nuk ka masë skualifikimi për klubin dhe drejtuesit

Prokuroria Publike e Torinos heq dorë nga akuzat kundër Juventusit! Nuk ka masë skualifikimi për klubin dhe drejtuesit

Drejtuesit e Juventus

Prokuroria Publike e Torinos ka hequr dorë nga akuzat në drejtim të Juventusit për akuzën e "shkeljeve tatimore". Organi i akuzës u tërhoq nga Apeli i datës 21 dhjetor teksa kërkohej një konfiskim prej 470 mijë eurosh dhe penalizim për drejtuesit e Zonjës. Juventus akuzohet për fshehje të ardhurash dhe evazion fiskal, teksa në pasqyrat financiare Juventus shpjegon se gjithçka ka ndodhur prej shkurtimeve të covid-19.

"Mashtrimet tatimore" kanë rënë poshtë dhe Juventus së bashku me drejtuesit nuk do marrin masa penalizuese. Kujtojmë se për shkak të këtyre akuzave ditë më parë te Juventus pati një dorëheqje në bllok, teksa presidenti Agnelli dhe një pjesë e stafit drejtues nuk janë më pjesë e bardhezinjve. Veç Juventus nga akuzat shpëtojnë edhe drejtuesit e Zonjës, duke mos pasur asnjë akuzë kundër tyre.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja