Prokuroria e Përgjithshme i ka dërguar prokurorive në rrethe një qarkore, sa i përket fenomenit të kultivimit të bimëve narkotike që sipas saj është shtrirë në të gjithë vendin dhe se kohëve të fundit kultivuesit po e mbjellin atë edhe në ambiente të mbyllura si tunele, magazina dhe ndërtesa të vjetra.

Në këtë qarkore, siç bëjnë të ditur dhe burime të Shqiptarja.com thuhet se për kultivimin e tyre në këto ambiente po përdoret energjia elektrike ndërkohë që fenomeni është i përhapur edhe në toka pa pronarë, kryesisht në zona të thella.
Të njëjtat urime saktësojnë se prokuroria vlerëson punën e policisë, por ngre shqetësimin për përhapjen e këtij fenomeni në shumë qytete.

Vetëm gjatë pasdites së të shtunës në Tiranë e Gjirokastër u konstatuan 5 parcela të kultivuara me bimë narkotike kanabis sativa, ku u asgjësuan 7100 rrënjë, ndërkohë që policia nuk ka mundur  që të gjejë dhe vërë në pranga autorët.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)