Prokuroria rihap dosjen e
djegies së “Koha Jonë”

TIRANE- Drejtësia duket se s’ka harruar që të marrë në dorë zbardhjen e një prej ngjarjeve më të rënda të kryera ndaj shtypit shqiptar, djegien e të parës gazetë të pavarur, “Koha Jonë”. Nikollë Lesi ka vendosur të zbardhë këtë dosje të zezë, që shkaktoi djegien e një gazete por dhe kalimin ne gjendje të rëndë shëndetësore e psikike të njërit prej gazetarëve më të mirë shqiptarë të kronikës Zamir Dule, që pas traumës që pësoi atë natë ku u dërgua nën kërcënimin e vrasjes te Mali me Gropa dhe u la atje gjysmë i vdekur, dhe sot e kësaj dite nuk del përtej pragut të shtëpisë së tij në Miras të Korçës.

Kështu, Prokuroria e Tiranës rihap dosjen e djegies së redaksisë së gazetës “Koha Jonë”, më 2 mars 1997. Botuesi Nikollë Lesi u paraqit dje në Prokurori për të dhënë dëshminë e tij në lidhje me këtë ngjarje, ndërsa thotë se ka kërkuar në Prokurori që të pyeten si persona që kanë dijeni dhe Sali Berisha, Visho Ajazi, Agim Shehu e Agron Musaraj. “Djegia e ‘Koha Jonë’ nuk mbyllet pa u ndëshkuar autorët”, tha Lesi pasi doli nga Prokuroria. Botuesi i njohur, që i rikthehet “dashurisë” së vjetër, gazetës që vetë e themeloi më 1991 tashmë është është tepër i vendosur për të zbardhur të plotë dosjen se këtij akti kriminal, ku ai ka akuzuar drejtuesit më të lartë të shtetit të asaj kohe e përzierjen e SHIK të drejtuar nga Gazidede e Visho Ajazi.

Lesi kërkon të thirret në gjyq për dëshmuar, Sali Berisha, që më 1997 mbante postin e Presidentit të Republikës, Agim Shehu që mbante postin e ministrit të Brendshëm e Drejtorit i Policisë, Agron Musaraj, atëherë Ministër i Brendshëm e Visho Ajazi që mbante postin e zv.drejtorit për Shërbimin e Jashtëm në SHIK në kohën kur ky institucion drejtohej nga Bashkim Gazidede. Ndërsa prej gushtit të 2012 Visho Ajazi ndodhet në krye të SHISH me dekret të presidentit Nishani.

Kur natën e 2 marsit 1997 redaksia e gazetës u dogj, drejtuesit e “Koha Jonë” bënë përgjegjës Policinë Sekrete të 1997, segmente të së cilës janë aktualisht bashkë me Visho Ajazin në krye të SHISH. Ndërkohë që një ditë më parë më 1 mars, ishte shpallur gjendja e jashtëzakonshme. Më 2012 Gjykata pushoi çështjen me arsyetimin se kanë kaluar afatet ndërsa që prokuroria nis sërish hapjen e kësaj dosjeje për ta zbardhur.

Shkrimi u publikua sot (13.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Bulqizë! Policia gjen një motor të djegur

Të shtëna me armë zjarri në Bulqizë! Policia gjen një motor të djegur