TIRANE- Kur janë mbushur 25 ditë nga kallëzimi penal i ministrit të Brendshëm Sajmir Tahiri, kundër ish-drejtorit të Policisë së Shtetit Hysni Burgaj dhe 9 ish-zyrtarëve të tjerë të policisë, prokuroria e Tiranës materialin kallëzues ja ka kthyer Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm.
Shkak i këtij vendimi është bërë plotësimi me disa detaje shtesë të kallëzimit dhe kryerja e veprimeve paraprake, që konsistojnë në mbledhjen e dokumentacionit e deri tek pyetja fillestare e personave të kallëzuar për çështjen e tenderit të reklamave të zhvilluara nga Policia e Shtetit. Për veprimet hetimore që do kryhen nga SHKB, është ngarkuar zv/drejtuesi i kësaj strukture Zamir Shtylla, prokurori që dikur ka drejtuar ish-drejtorinë e hetimit në Prokurorinë e Përgjithshme. Pasi të jetë siguruar i gjithë dokumentacioni, çështja do i rikthehet sërisht prokurorisë së Tiranës, për hetime të mëtejshme.
Praktika hetimore
Me kthimin e dosjes në Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm, nuk do të thotë që është pushuar kallëzimi penal ndaj ish-drejtorit Burgaj dhe zyrtarëve të tjerë. Në rastin konkret prokuroria e Tiranës, i ka kërkuar SHKB, strukturës më të lartë hetimore të Ministrisë së Brendshme, që të kryejë veprimet fillestare të kallëzimit. Një praktikë e tillë, ndodh në shumë raste, ku prokuroria cakton detyrat për policinë apo SHKB për hetimin e personave apo kallëzimeve konkretë.
3.1 milion USD
Hysni Burgaj dhe 9 zyrtarët e tjerë, anëtarë të komisionit të vlerësimit të ofertave janë kallëzuar penalisht nga ministri Tahiri, për lëvrimin e një fondi prej 3.1 milion euro, para këto që i janë një televizioni privat, pranë qeverisë “Berisha”. Një veprim i tillë nga zyrtarët e kallëzuar është bërë nëpërmjet spoteve publicitare “Shqipëria pa Viza” për kompaninë “Promo” të Aleksandër Frangajt. Në datën 15 dhjetor 2013 Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm e referoi në Prokurorinë e Tiranës dosjen për abuzimet me reklamat, ku kallëzohej penalisht ish-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, zëvendësdrejtori i Përgjithshëm, Rasim Borishi dhe anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave në këtë drejtori.
Pas kallëzimit të tyre në prokurori, krerët e Policisë së Shtetit, përjashtuan nga detyra: ish-zëvendës Drejtorin e Përgjithshëm, Rasim Borishi; ish-kryetarin e Vlerësimit të Ofertave, Kole Kukaj; si dhe 7 anëtarë të komisionit Adelina Marashi, Liza Tafili, Klejda Plangarica, Meri Papakostandini, Besjana Martini, Islam Cenga dhe Agim Hysko. Të gjithë këta persona janë akuzuar për “Shpërdorim detyre” dhe “Shkelje të pabarazisë në tendera apo ankande publike”.
Shkrimi u publikua sot (10.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com