Ish-ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në Kosovë që u emërua drejtor i Portit të Durrësit thuajse një vit më parë po intervistohet nga Prokuroria Speciale në Prishtinë.
Lajmin e bëjnë të ditur mediat në Kosovë, sipas të cilave, po merret në pyetje në lidhje me një rast të shpërdorimit të detyrës gjatë kohës kur ishte ministër në Qeverinë Kurti, pozitë të cilën e mbajti deri në gusht të vitit 2025, kur dha dorëheqje, vendim që më pas pasoi me ardhjen në Shqipëri.
Sipas mediave në Kosovë, çështja për të cilën ai po pyetet lidhet me shlyerjen e borxheve të kompanive të ambalazhimit të ujit ndaj shtetit të Kosovës, teksa pretendohet se dëmi nw shtet nga zvogwlimi i tyre ka arritur në miliona. Vetë Aliu i ka quajtur shpifje raportimet e mediave.
Lajm në përditësim
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë





Komente
Komento