Prokuroria: Të ndryshojë Kodi
Penal, përdorimi i drogës i lartë

Prokuroria: Të ndryshojë Kodi <br />Penal, përdorimi i drogës i lartë
TIRANË – Prokuroria e përgjithshme i kërkon qeverisë ndryshimin e menjëhërshëm të Kodit Penal lidhur me luftën kundër përdorimit të drogës. Problemi është ngritur gjatë analizës njëvjeçare të prokurorive të Apelit në 6 rrethe të vendit, mbajtur në ambjentet e Prokurorisë së Përgjithshme në praninë e kryeprokurores Ina Rama. Sikundër njofton zyra e shtypit e prokurorisë, ndër problematikat që u analizuan gjatë analizës së punës, ishte evidentimi se megjithë numrin e madh të çështjeve për lëndët narkotike, shumica e të pandehurve rezultojnë përdorues dhe me doza të vogla. Mbi këtë bazë, u propozua si emergjente ndryshimi i Kodit Penal përsa i përket dispozitave që lidhen me mbajtjen, shpërndarjen dhe tregëtimin e lëndëve narkotike.
Një problem tjetër i ngritur ishte shqetësimi për lirimet nga gjykata para kohe të të pandehurve duke i vënë të pandehurit në provë. Gjithashtu u vu në dukje se numri i rekurseve të bëra nga Prokuroritë e Apeleve të pranuara nga Gjykata e Lartë ka qenë i vogël.
Gjatë analizës së punës së prokurorive të Apelit u ngrit si problem shqetësues për një sërë çështjesh, prishja dhe kthimi për rigjykim në shkallë të Parë për shkelje proceduriale të kryera nga gjykatat e shkallëve të para, sidomos në rastet e gjykimit të shkurtuar të kryer në Gjykatat e shkallës së parë.

INA RAMA: TË RRITET NUMRI I REKURSEVE
Në përfundim të analizës, Prokurori i Përgjithshëm, Znj. Ina Rama , pasi përgëzoi prokurorët e Apelit për rezultatet e arrituar gjatë viti 2011, theksoi rëndësinë e një bashkëpunimi më të ngushtë me prokuroritë e rretheve gjyqësore çfarë do të sillte rezultate më të mira profesionale. Gjithashtu kryerpokurorja, Znj. Ina Rama, vuri theksin në rritjen e cilësisë së rekurseve që prokuroritë e Apelit bëjnë për në Gjykatën e Lartë. Për rritjen e cilësisë së punës dhe të përgjegjësisë së prokurorëve të të gjitha shkallëve, u vendos që të ringrihet grupi i punës për të bërë ndryshimet përkatëse në Udhëzimin Nr.1, dt.14.11.2008, për Ushtrimin me Eficencë të së Drejtës së Ankimit.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Operacioni i SPAK/ Shqiptarja.com zbardh EMRAT! Ja për kë SPAK firmosi urdhërarrestet

Operacioni i SPAK/ Shqiptarja.com zbardh EMRAT! Ja për kë SPAK firmosi urdhërarrestet