Prokuroria takon familjarët e Liridona Ademajt, i njoftojnë për hetimet që janë duke u zhvilluar

Prokuroria takon familjarët e Liridona Ademajt, i njoftojnë për hetimet që janë duke u zhvilluar

Liridona Murseli dhe Naim Murseli

Familja e së ndjerës Liridona Ademaj e cila javë më parë është vrarë ka njoftuar se pas kërkesës së tyre për takim urgjent me Prokurorinë për t'u njoftuar me hetimet që janë duke u zhvilluar në rastin e vajzës/motrës së tyre ka bërë të ditur se sot kanë mbajtur një takim në Prokurorinë Themelore në Prishtinë.

Leonard Ademaj, vëllai i Liridonës në një postim në Facebook shkruan se sot në Prokurorinë Themelore në Prishtinë janë informuar rreth rastit të vrasjes së motrës së tij, brenda kufijve që lejon ligji.

Ai thotë se ky takim u'a lehtëson dhimbjen dhe u ofroi një siguri edhe më të madhe që hetimet janë duke shkuar mirë.

Postimi i Leonard Ademaj në Facebook:

"Sot mbajtëm takim në Prokurorinë Themelore në Prishtinë dhe u informuam rreth rastit të vrasjes së Liridonës tonë, brenda kufijve që lejon ligji. Ky takim na e lehtësoi dhimbjen dhe na ofroi një siguri edhe më të madhe që hetimet janë duke shkuar mirë. U dakorduam që tani e tutje do të kemi takime të rregullta informuese. Ne i shprehëm falënderimet hetuesve, prokurores së rastit dhe të gjithë prokurorëve që janë duke ndihmuar në zbardhjen e plotë të rastit. Ne besojmë në të gjitha institucionet e drejtësisë dhe mbesim me shpresë që rasti do të zgjidhet në mënyrë profesionale".

 

 

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fatosi-kosove: 22/12/2023 19:18

    Aman zoti Ademaj n'a thuaj ne cilen gjuhe folet me prokuroren se siq dihet ajo eshte serbe dhe nga pervoja dihet se ish prokuroret dhe gjykatesit serb kurre skan folur shqip, une uroj dhe lus zotin qe ju si familje vertet te jeni "qetsuar" sadopak por ama personalisht une skam besim ne drejtesine e sotme e veqmas nga kjo prokurore e zgjedhur nga mender presednike osmanka.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kjo Krishtlindje është ftesë për të përjetuar magjinë... Çfarë thonë yjet për ju sot

Kjo Krishtlindje është ftesë për të përjetuar magjinë... Çfarë thonë yjet për ju sot