Prokuroria: Të shtyhet afati i
paraburgimit për Agim Llupon

Prokuroria: Të shtyhet afati i <br />paraburgimit për Agim Llupon
TIRANE- Prokuroria kërkon zgjatjen e afateve të paraburgimit për Agim Llupon, gardistin e vetëm që ndodhet prapa hekurave në kuadër të hetimeve për vrasjen e 4 protestuesve të 21 janarit.

Prokuroria kërkon zgjatjen e afateve edhe 3 muaj, për shkak dhe të ardhjes me vonesë të ekspertizës së FBI, dhe kompleksitetit të cështjes ndërsa Llupo kërkon lirimin pasi thotë se kanë skaduar afatet e paraburgimit.  

Sot në Gjykatën e Shkallës së Parë të Tiranës u zhvillua seanca e parë, ku ishte i pranishëm vetë Agim Llupo. Seanca është shtyrë për shkak se Llupo deri dje mbrohej nga avokati Genc Gjokutaj. Meqënëse ky i fundit është edhe avokat i ish komandatit të Gardës, edhe ky i akuzuar për vrasjen e demonstruesit Faik Myrtaj, më 21 janar, ka dhënë dorëheqjen nga mbrojtja e Llupos.

Gardisti i cili akuzohet për vrasjen e Ziver Veizit do të mbrohet nga Gëzim Veleshnja.

Gjyqtari Shkëlqim Mustafa iu dha sot një ditë kohë avokatit për tu njohur me dokumentet dhe kërkesën e akuzës. Seanca është shtyrë për nesër rreth orës 11:00
( ne foto gardisti Agim Llupo dhe avokati Genc Gjokutaj)
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Korçë/ Zjarr në pyllin e Bodës në Maliq, zjarrfikësit po përpiqen të izolojnë vatrat! Në terren mbërrin edhe prefekti (VIDEO)

Korçë/ Zjarr në pyllin e Bodës në Maliq, zjarrfikësit po përpiqen të izolojnë vatrat! Në terren mbërrin edhe prefekti (VIDEO)