Prokuroria: U fshi serveri me pamjet e vrasjeve

Prokuroria: U fshi serveri me pamjet e vrasjeve
TIRANË - Prokuroria ka hetuar edhe për fshirjen e pamjeve filmike të regjistruara nga Këshilli i Ministrave. Sipas prokurores së përgjithshme, drejtori i IT së këtij institucioni, Armando Kasaj ka ndërhyrë direkt në server.

“Laboratorët e FBI konfirmuan se në 21 janar në darkë nga pajisja regjistruese janë kopjuar të dhënat duke i hedhur në një pajisje të jashtme. Në momentin kur ndodhën ngjarjet 11 kamera kryenin cilësi të lartë. Filmimet nuk janë vënë ende në funksion të hetimt dhe në datën 22 janar 2011 në orën 00:51 pajisjes i është bërë riformatim i diskut. Për këtë arsye prokuroria ka proceduar shtetasin Armando Kasaj, specialist përgjegjës i IT i cili teknikisht ka kryer veprimet e mësipërme”, tha kryeprokurorja sot pasdite.
Për Armando Kasaj prokuroria kërkoi arrest me burg, por gjykata e lëshoi urdhërin për arrest shtëpie.

SHOFERI I PRENDIT, FAVORIZOI MANIPULIMIN
Edhe për shoferin e komandantit të Gardës, Margarit Kume prokuroria ka kërkuar arrest me burg pasi ka ndihmuar në manipulimin e provave. Sipas kryeprokurores Ina Rama, Kume ka ndihmuar shefin e tij, Ndrea Prendi që të fshehë gjurmët për goditjen vdekjeprurëse ndaj Faik Myrtaj.
Një nga predhat ka shkaktuar vdekjen e shtetasit Faik Myrtaj. Për të shmangur zbulimin e këtij fakti, ky person ka ndërruar tytën e pistoletës së tij me atë të Margarit Kumes dhe ka dëmtuar mekanikisht gjilpërën e qitjes për të bërë të pamundur vërtetimin e gëzhojave. Modifikimet e bëra në armën e tij pas ngjarjes janë provuar nga FBI. Kjo është arsyeja se pse shtetasi Margarit Kume procedohet për krimin veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, tha Ina Rama.
Gjykata ka vendosur arrest shtëpie edhe për Margarit Kumen.


(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Del fotoja e mikut të biznesmenit që vdiq det, u arrestua sot! Do i vendosnin tritol anijes 'Finikas Lines', ishin konkurentë në linjën Sarandë-Korfuz

Del fotoja e mikut të biznesmenit që vdiq det, u arrestua sot! Do i vendosnin tritol anijes 'Finikas Lines', ishin konkurentë në linjën Sarandë-Korfuz