TIRANE- Prokuroria ka siguruar video të reja në lidhje me vrasjen e dy personave më 21 janar në proetstën e opozitës tek kryeministria. Prokurori i çështjes, A.Cami, deklaroi dje në seancën gjyqësore ndaj gardistit Agim Llupo, se organi i akuzës ka siguruar video-regjistrime amatore që hedhin dritë mbi vrasjen e Hekuran Dedës, viktima e parë e 21 janarit dhe Aleks Nikës, personi që është qëlluar i fundit me armë zjarri. Prokurori theksoi se imazhet filmike janë kryer nga shtetasi Hysni Peposhi, person i cili ka qenë së bashku me Hekuran Dedën në tavolinën e vendosur nga media në trotuar me qëllim filmimin e ngjarjeve. Prokurori tha se janë dërguar për tu pastruar videot amatore të filmuara nga Hysni Peposhi, mik i ngushtë i Hekuran Dedës, në të cilën tregohen momente kur është qëlluar për vdekje ndaj Hekuran Dedës. Filmimet e një televizioni privat prej të cilave prokuroria cmon se mund të ketë detaje të vlefshme për vrasjet si dhe disa video të sekuestruara nga prokuroria së fundmi.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
(sg/shqiptarja.com)









