‘Promenade’ në Bunk’Art 1, instalacioni kundër izolimit! Artisti italian: Lëvizja e njerëzimit nuk mund të ndalet! Politikani nga Puglia: Me Tiranën, bashkëpunim afatgjatë

‘Promenade’, në Bunk’Art1 instalacioni kundër izolimit, artisti italian: Në këtë muze vepra ime për lëvizjen e njerëzimit ka më shumë peshë! Edhe lëvizja jonë, teksa hyjmë në Bunk’ Art 1, në periferi të Tiranës mund t’i ngjasojë një momentumi “Promenade”.

Një rrugëtim në kohë, përmes sallave ekspozueseve e instilacioneve artistike, që tashmë ka edhe një tjetër element komunikativ për lëvizjen e njerëzimit apo tentativën për ta ndaluar atë. I realizuar mbi dy vite më parë, duke gjetur frymëzimin tek zbarkimi i bujshëm i anijes “Vlora” në Bari, instalacioni “Promenade” i artistit italian Nicola Genco është  vendosur në korridoret e këtij muzeu arti e i kundërvihet izolimit të periudhës së diktaturës, që flet në çdo qoshk përmes historive e artefakteve.

 “Është një krenari e madhe për mua të jem i pranishëm këtu, në këtë vend historik me instilacionin tim. Ky vend më shkakton shumë mendime, sepse unë nuk e kam jetuar këtë realitet. Është një realitet që duhet të njihet nga të gjithë, pikërisht për të mos u kthyer në ato gabime të njerëzimit.”, tregon artisti italian Nicola Genco.

Dhjetëra koka në qeramikë, që rrëfejnë përjetësinë e ideve, edhe në rrethana të paimagjinueshme, si ato të komunizmit. Artisti i vendos në tela hekuri të papërpunuar për fizicitetin që konsumohet në këtë shëtitje kalimtare në mbi tokë.

 “Ky instalacion tregon për njerëzimin që është  në një lëvizje të vazhdueshme. Pavarësisht se dikush mund të kërkojë ta bllokojë, është  një lëvizje që ka ekzistuar gjithmonë e që nuk mund të ndalohet nga kushdo qoftë. Në këtë vend, ky korridor merr akoma edhe më shumë kuptim, sidomos në këtë hapësirë ku tregohet për këtë fluks të mbyllur njerëzish, pesha, domethënia janë më të mëdha.”, thotë artisti italian Nicola Genco

Një mesazh i fortë që vjen përmes artit italian në kohë trazirash për lëvizjet e lirinë e njerëzimit. Mirëpo krahas këtij instalacioni këto ditë të para qershori kultura italiane do të gjejë një sërë pika takimesh në Shqipëri në sajë të Javës Italiane, që ka nisur e do të zgjasë deri në 7 qershor.

 “Është një javë e rëndësishme, Java e Italisë ku protagoniste është Shqipëria. Java kur Pulja donte t’i jepte një dorë Tiranës, si Kryeqyteti i të rinjve, duke sjellë këtu artin, krijimtarinë, kulturën, por edhe artizanatin tonë. Kështu kemi ceremoninë e ndezjes së dritave artistike, që janë edhe simbol i Festës, traditës sonë. Kemi sjellë ndriçuesit tanë për t’i vendosur në Sheshin Skënderbe, dhe kjo në një shenjë të një miqësie të fortë e afatgjatë. Në shenjë të një bashkëpunimi që nuk do të mbarojë në dhjetor 2022-shit  në përfundim të Tiranës, si Kryeqytet i të Rinjve por që do të vijojë duke provuar të ndërtojmë një komunitet unifikues të të rinjve, që e mendojnë Adriatikun si diçka që bashkon e jo që ndan!”, thotë Alessandro Delli Noci”, përgjegjës për zhvillimin ekonomik në Puglia.

Instalacioni

K.T.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?