Promovimi i “Enver Hoxha”
Berisha, Islamit: Hajde në PD

Promovimi i “Enver Hoxha”<br />Berisha, Islamit: Hajde në PD
Në ambientet e galerisë së arteve, gjatë pasdites së sotme është zhvilluar promovimi i librit të fundit të Blendi Fevziut, “Enver Hoxha”. Promovimi u zhvillua mes personazheve të njohur të spektaklit dhe politikës.

Mes të ftuarve të shumtë u dalluan Kryeministri Sali Berisha, Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaci, Fatos Nano, Kastriot Islami, Pandeli Majko dhe figura të tjerëa politike të njohura. I pranishëm në event ishte edhe ambasadori i SHBA, Alexander Arvizu.

Pavarsishtë se ishte një event i gjithi i dedikuar artit dhe punës së Fevziut nuk munguan edhe batuat me ngjyra politike ndërmjet të ftuarve. Berisha gjatë një bisede me Kastriot Islamin, duke iu referuar përjashtimit të tij nga Partia Sociliste, në mënyrë ironike i bëri ftesë Islamit të bashkohej më grupin e tij parlamentar.

“Hajde nga PD-ja, se ne nuk të përjashtojmë,” iu shpreh Berisha Islamit.

Gjatë eventit Berisha ka biseduar edhe me Fatos Nanon. Ai ka krahasuar Edi Ramen dhe Kastriot Islamin me personazhet e librit.

“ Sot batuta është vetëm e Islamit. Cfardo që të thuash, kombi e ka mendjen vetëm tek Kaçi, derisa ti pritet koka” i ka thënë Berisha Nanos. “Njerëzit që kanë lexuar librin, bëjnë lidhjen e fatit te Kaçit nesër dhe personazheve te librit te Enverit. S’kemi çti bëjmë dhe po reflektoi si Mehmeti nuk reflekton ai tjetri se është Enveri".

Vetëm në dy javë libri i Fevziut, “Enver Hoxha”, ka shitur 5 mijë kopje. Biografia e Hoxhës është rrëfyer përmes arkivës së tij personale dhe dëshmisë së personave që e kanë njohur nga afër.

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Ministri Balla: Bashkëpunim me vende të tjera për të luftuar krimin! Armëmbajtja pa leje shqetësim! Të vihen para ligjit zjarrëvënësit

Ministri Balla: Bashkëpunim me vende të tjera për të luftuar krimin! Armëmbajtja pa leje shqetësim! Të vihen para ligjit zjarrëvënësit