CEKI - Ish-sekretarja amerikane e shtetit, Madelein Ollbrajt është përballur me një situatë aspak të këndshme gjatë promovimit të librit të saj, “The mighty and the almighty” (“I fuqishmi dhe i plotfuqishmi”), në Pragë të Çekisë. Ndërsa nënshkruante librat, anëtarë të shoqatës “Miqtë e Serbëve nga Kosova”, janë shfaqur duke i vënë asaj përpara jo librin për ta firmosur, por disa foto nga bombardimet e NATO-s në Serbi si dhe foto të takimeve të saj me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi.
Sipas aktivistëve të kësaj shoqate, nuk kishte asgjë të keqe dhe provokuese, pasi i kërkuan zonjës Ollbrajt të nënshkruante dhe një tjetër "vepër të saj", duke iu referuar bombardimeve të NATO-s.
/Shqiptarja.com
Sipas aktivistëve të kësaj shoqate, nuk kishte asgjë të keqe dhe provokuese, pasi i kërkuan zonjës Ollbrajt të nënshkruante dhe një tjetër "vepër të saj", duke iu referuar bombardimeve të NATO-s.











