Promovimi në Akademinë e Shkencave/ ‘Albanian Piano Music’ e Marsida Konit rrëfehet Dal Vivo në Tiranë

Promovimi në Akademinë e Shkencave/ ‘Albanian Piano Music’ e Marsida Konit rrëfehet Dal Vivo në Tiranë

Marsida Koni në Akademin e Shkencave

Albanian Excellence dje në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave në Tiranë, në mjediset e saj ka promovuar CD e Marsida Konit ‘Albanian Piano Music’ të vlerësuar nga kritika botërore e muzikës. Pianistja e mirënjohur, Anëtare Nderi e Albanian Excellence, Marsida Koni, ka interpretuar albumin që sapo është përzgjedhur nga “Albanian Piano Music” për faqen internet Musicëeb International. Ky album është i pari i këtij lloj për Shqipërinë, dhe i regjistruar për një ndër shtëpitë diskografike më të rëndësishme internacionale “Brilliant Classics”. Albumi i Marsida Konit është hedhur në tregun botëror, saktësisht në 40 vende të botës. Në koncertin promovues ishin të pranishëm muzikantë të njohur, miq të Albanian Excellence, miq të pianistes së njohur, që dal vivo ka dhuruar tingujt e mrekullueshëm të Marsides me piano, pjesë e këtij albumi shumë të rëndësishëm në muzikën shqiptare.

Marsida Koni është shprehur rreth përmbajtjes së këtij albumi se “Para 17 vjetësh pothuajse, isha studente në vitin e parë të Akademisë së Arteve, mbas mësimit të analizës se formave muzikore, duke biseduar me Prof. Kozma Lara, i fola rreth idesë që kisha filluar të bluaja në kokë, atë të përhapjes së muzikës shqiptare. Mbasi diskutuam për problemet dhe vështirësitë që kishte në fund të bisedës i them: Nuk e di sesi, por jam e sigurt që do t’ia dal një ditë! Ai më dëgjoi me kujdes dhe të nesërmen më solli një libër me sonatat e tij për piano dhe në të kishte shkruar: “Marsidës, pianistes që premton në të ardhmen në ekzekutimin e veprave tona. Me respekt Kozma Lara”.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

7 orë diskutime të tensionuara Kosovë-Serbi në Bruksel! Lajçak paraqet propozim kompromisi për çështjen e dinarit! Bislimi: Përafron palët

7 orë diskutime të tensionuara Kosovë-Serbi në Bruksel! Lajçak paraqet propozim kompromisi për çështjen e dinarit! Bislimi: Përafron palët