Promovohet libri i Haxhi Ramës 'Duke pirë një kafe', regjisori: I kushtohet miqve

Koha kalon dhe historitë mbeten, prandaj dhe Haxhi Rama ka vendosur t’i përjetësojë këto kujtime nëpërmjet botimit të librit të tij të titulluar “Duke pirë një kafe”. Këtë të shtunë promovimi i librit të Haxhi Ramës mblodhi elitën e qytetit të Durrësit, publicistë gazetarë e aktorë si dhe  përfaqësues të pushtetit, si kryebashkiakja Emirjana Sako dhe deputetja e PS, Klodiana Spahiu.

"Që kur e mbylla librin desha ti vë dedikimin 'me miqtë dhe për miqtë'. Është një libër me kujtime e mbresa të 50 vite dhe ky masivitet sot në promovim, tregon se libri e ka përmbush misionin e vet. Edhe në një rekuiem për Vace Zelen, unë e kam përshkruar me nota optimizmi dhe përgjithësisht të gjitha episodet kanë finale humoristike sepse është në stilin tim. Libri përmban 105 episode të miat dhe 25 episode të Osmanë Rexhës që është humorist i njohur i qytetit tonë. Janë batuta që qarkullonin në popull, por unë i kam shkruar në libër", tha regjisori Haxhi Rama.

Ndërsa aktorja e njohur Aishe Stari, shprehet me entuziazëm për librin e mikut të saj.

"Më vjen mirë që Xhixhi e nxori librin se ka kohë që punon për të. Ne kemi punuar disa vite bashkë në teatër, edhe tani që kemi dalë në pension, unë e nxis që të krijojë në letërsi, apo edhe për shfaqje këtu në teatër", u shpreh ajo.

Gjatë përurimit, të pranishmit ndanë kujtime dhe çastesh komike nga jeta e tyre profesionale dhe shoqërore me Haxhi Ramën. Ai u shpreh i nderuar për arritjen e qëllimit të librit, i cili i mblodhi të gjithë të njohurit në jetën e tij.

Biografia e regjisorit Haxhi Rama

Haxhi Rama është rritur dhe përfundoi shkollën e mesme “16 shtatori” në qytetin e Durrësit, për të vijuar studimet në Institutin e Lartë të Arteve, dega e “Dramës”.

Më 1965 u emërua si aktor në Pallatin e Kulturës “Aleksandër Moisiu” në qytetin e Durrësit, pak muaj pas ndërtimit të godinës aktuale të këtij teatri. Krijimtaria e hershme e Haxhi Ramës, daton që në vitin 1958, kur në një nga gazetat e kohës u botuan dy epigrame të tij.

Ishte fillimi i pasigurt i një pasionanti të zjarrtë, besimi i të cilit mori formë me tekstin e këngës “Lemza”, që e bëri Haxhi Ramën bashkëpunëtor të kompozitorit të mirënjohur Agim Krajka, ndërsa këngët e tij u bënë hite të kohës nën interpretimin e këngëtarëve të mëdhenj, duke filluar nga Vaçe Zela.

Komeditë, skeçet, tekstet e këngëve dhe poezitë e shkruara prej tij ndër vite, të interpretuara nga artistë të ndryshëm, erdhën në faqet e dy përmbledhjeve, me titullin “BIS” dhe “BIS plus”.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje