Promovohet libri “Lidershipi në
Policinë e Shtetit” nga Bilbil Memaj

Në mjediset e Akademisë së Shkencave është promovuar libri me temë “Lidershipi në Policinë e Shtetit - rasti i Shqipërisë” me autor Doktorin e Shkencave Bilbil MEMAJ, Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Sigurisë.

Në këtë event ishin të ftuar personalitete të larta në fushën e Shkencës, Arsimit, Drejtues të Lartë nga Ministria e Punëve të Brendshme, Drejtues të Lartë nga Policia e Shtetit.

Në fjalën e tij, Drejtori i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Haki Çako ka vlerësuar librin si një punë të jashtëzakonshme në fushën e rendit dhe sigurisë, duke theksuar idenë e një drejtimi dhe lidershipi demokratik që duhet të jetë pjesë e komunitetit.

Falenderoj profesor Moikom Zeqon për theksin që i vuri Policisë së Shtetit duke e etiketuar se Policia realisht është e shtetit, është e Shqiptarëve, nuk është e politikës dhe kështu duhet të jetë patjetër. Vlerat dhe veçantia e librit “Lidershipi në Policinë e Shtetit” është e jashtëzakonshme, sepse të gjithë ne duke filluar nga unë dhe shumë të tjerë që janë këtu në sallë gjejnë veten brenda këtij libri. Gjejnë veten brenda këtij krijimi të shkëlqyer të mënyrës së drejtimit në konceptin modern të Policisë, duke shmangur përfundimisht idenë dhe konceptin e një drejtimi arbitrar-ekzekutiv ose edhe të një lidershipi i cili imponohet nga koha demokratike e të bërit të Policisë pjesë të komunitetit të cilit i përkasin”.

Në vijim Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Sigurisë, Drejtues i Lartë Bilbil Mema ka prezantuar librin si një studim duke e cilësuar si një detyrë në karrierën e tij dhe ka falënderuar për mbështetjen të gjithë koleget e pranishëm.

Policia është e vështirë por nuk është e pamundur për t’u bërë. Libri që unë kam shkruar është një sintezë është një studim, por është njëkohësisht një detyrë për mua. Mendoj që libri mund të ndikojë pozitivisht në drejtuesit e Policisë së tanishme, por sidomos në drejtuesit e Policisë së ardhshme për të përgatitur gjenerata drejtuesish lider të Policisë

Gjithashtu shkrimtari Moikom Zeqo cilësoi punën mjaft profesionale dhe të arrirë në ndërtimin e librit, duke e cilësuar si një vëmendje të rëndësishme drejt lidershipit të Policisë që tashmë është një tendencë botërore diskutimi.

Policia nuk është thjesht një aneks i shtetit, nuk është thjesht një organizëm me strukturë hierarkike me veprime të përcaktuara në Kushtetutë, por Policia është dhe një element kulturologjik i vetë popullit, tregon nivelin kulturor, emancipimin dhe zhvillimin e tij”.

Në përfundim, Gjeneralit të Policisë Shqiptare Bilbil Mema, iu dorëzua çertifikatë me përmbajtje “Krenaria e Zonës së Cakranit” me rastin e 15-vjetorit të themelimit të shoqatës së Cakranit me motivacion: "Për kontributin e shquar atdhetar dhe për lartësimin e vlerave dhe traditave të zonës së Cakranit”.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre