Trafikonte klandestinë nga Shqipëria drejt SHBA-ve, ‘Forca e Ligjit’ i sekuestron pasuritë fierakut Fatos Fasko

Trembëdhjetë llogari bankare me gjendje cash 1.3 milion lekë, tre automjete, dy apartamente, truall dhe pronë në proces legalizimi në pronësi të Fatos Faskos 49 vjeç dhe familjarëve të tij janë sekuestruar nga policia e Fierit.

Në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit” janë bërë sekuestro e një apartamenti në tiranë me sip.127 m2, apartamenti në fier me sip.50 m2, truall dhe ndërtim me sip.430 m2 dhe pronë në proces legalizimi me sip.548m2.

Këto sekuestro janë bërë pas hetimeve nga sektori i krimit ekonomik në policinë e Fierit pasi dyshohet se kanë burim krijimi pastrimin e parave.

Sipas policisë Fatos Faski rezulton se është dënuar me 9.4 vite burg në kuadër të organizatës kriminale dhe dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit. 

Sekuestro e këtyre parave dhe aseteve në pronësi të 49 vjecarit dhe familjarëve të tij janë bërë me vendim gjykate të dhënë më 3 korrik 2018.

Policia bënë me dije se aktualisht pas sekuestros ka nisur dhe verifikimet në terren për të parë nëse ky shtetas ka asete të tjera të cilat mund të jenë në emër të tij apo të fshehura tek persona të lidhur me të.

Fatos Fasko rezulton se është arrestuar në 2015 në kuadër të goditjes së një grupi kriminal që trafikonte ilegalisht drejt SHBA-ve shqiptarë kundrejt pagesave që varionin nga 20-25 mijë dollarë.

Njoftimi i plotë:

Në kuadër të operacionit "Forca e Ligjit", sekuestrohen pasuri të paluajtshme, llogari bankare dhe automjete.

Në vijim të punës kundër krimit të organizuar si dhe sekuestrimit të pasurisë që rrjedh nga veprimtaria kriminale, është hapur proçedimi penal i regjistruar për veprën penale "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale " parashikuar nga Neni 287 i Kodit Penal për hetime të pasurisë së shtetasit Fatos Fasko.

Si rezultat i vijimeve të veprimeve të kryera, 
nga ana e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier në bashkëpunim me Prokuroninë e Rrethit Gjyqësor Fier, u zbatua vendimi i datës 03.07.2018 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier për sekuestron e pronës së shtetasit:

-Fatos Fasko, 49 vjeç, banues në Radostin, Fier, i cili është i dënuar me 9 vjet e 4 muaj burg për veprat penale “Oraganizata kriminale” dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”.

Konkretisht pasuritë e sekuestruara janë:

•Apartament me sipërfaqe 127.68 m² në Tiranë.
•Apartament me sipërfaqe 50 m² në Fier.
•Trualle me sipërfaqe 380 m² dhe 50 m² në ndertim.
•Pronë me proces legalizimi me sipërfaqe 548.3 m² në fshatin Radostin, Fier.
•Dymëdhjetë llogari bankare në në emër të shtetasit Fatos Fasko dhe të familjarëve të tij me gjëndje 1.300.000 lekë.
• Tre Automjete.

Vijon puna për identifikimin e pasurive të tjera që mund të ketë ky shtetas.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja