TIRANE - AKKP ka bërë publik formularin tip si dhe procedurat që duhet të kryejnë pronarët e prekur nga ndërtimet pa leje për të përfituar kompensim në para. Sipas Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, tarifa për këtë aplikim është 2 mijë lekë, ndërkohë që afati për shqyrtimin e aplikimeve nga grupi i posaccëm i punës, bashkë me miratimin nga kreu i këtij institucioni zgjat përkatësish 60 dhe 30 ditë. AKKP bën me dije se pronarët e prekur nga ndërtimet pa leje duhet të paraqesin kërkesën për kompensimin në vlerë sipas formatit Tip (linku me formularin), dëshminë e trashëgimisë për të gjithë trashëgimtarët e ligjshëm të subjektit përfitues, si dhe prokurën e posaçme, të nënshkruar nga të gjitha subjektet që përfitojnë kompensim.
/Shqiptarja.com



