Pavarërisht faktit se Altin Bamllari, biznesmeni i njohur në Tiranë si pronar picerie thekson se është dhunuar bashkë me djalin e tij nga efektivët e policisë, ministria e mohon këtë fakt duke e shpjeguar me faktin se ata tentuan t'i iknin policisë.
Bamllari pas zhvillimeve të fundit e deklaratës së fundit të Minsitrisë ka vendosur të reagojë duke shpejguar situatën edhe njëherë. Ai ironizon duke përdorur "Sulon" personazhin e filmit "Lulëkuqe mbi mure" me ngjarjen e tij.
Ja si e komenton:
“Nuk doja fare të merresha me këtë histori, por pashë që disa kanë dyshime dhe doja vetëm t'iu kujtoja Sulon, personazhin e filmit "Lulëkuqe mbi mure". Ashtu thanë dhe për të: "Krisma nuk ka pasur. Suloja ra nga avllia dhe vdiq". Po mirë, ja unë jam Suloja, po im bir kush është? Sepse shenja kemi të dy? Apo meqë jemi bab e bir ne rrëzohemi njëkohësisht nga avllia se kështu do Ministria”.
Ministria tha zyrtarisht mbrëmë se Bamllari dhe djali i tij tentuan t’i largohen me vrap policisë rrugore pasi u ndaluan me automjetin që udhëtonin, e ku u zbulua se kishin 150 mijë lekë për mungesë siguracioni. Biznesmeni dhe djali 22-vjeçar refuzuan që makina e tyre të çohet në pikën e bllokimit – sqaronte ministria – dhe ndaj gjatë vrapimit nga ambasada ruse deri tek Piramida ku u arrestuan, janë rrëzuar dhe janë dëmtuar vetë në pjesë të ndryshme të trupit, duke mohuar në mënyrë kategorike që ndaj tyre të jetë ushtruar dhunë.
Më tej ai pranon se i është larguar policisë së bashku me të birin, por sqaron se këtë veprim e bënë ngaqë nuk kishin bërë asgjë të kundraligjshme dhe mohon që të kenë refuzuar të çojnë makinën në pikën e bllokimit.
“Makinën që deshën e lamë aty. I kërkuam mirëkuptim policisë në mënyre qytetare dhe për të, por nuk e gjetëm. Çfarë duhet të bënim më shumë? Të pranonim ç'i hipte në kokë qerosit? Unë i argumentoja që në gjendjen psikologjike të tim biri nuk është e drejtë që ai të drejtoje makinën drejt pikës së bllokimit, ai thoshte: Jo vetëm që do ta sjellë ai, por do ta shoqëroj edhe në komisariat. E pse? Po sikur im bir të bënte një aksident nën presion apo të pësonte diçka tjetër nga injoranca dhe egoja e qerosit, kush mbante përgjegjësi? Pse kështu funksionon policia? Dua unë dhe pikë? Po ligji ku është? Apo të argumentosh, të arsyetosh do të thotë të kundërshtosh? Për më tepër u them njerëzve që shumica e policëve aty, përveç nja dy servilëve, mblidhnin buzët me masat ekstreme të shefit të tyre”, shkruan ai.
Me fjalën qeros, biznesmeni i referohet efektivit Gerald Baka që në denoncimin e ngjarjes që bëri gjatë ditës së djeshme ju referua me emër. Biznesmeni publikoi edhe foto që sipas tij tregonin dhunën e policisë ndaj tyre.
Bamllari tregon se e vetmja fjalë fyese që ai mund të ketë përdorur është kur ju drejtua policit me fjalët, “sjellja jote i ngjan sjelljes së një fashisti”.
“Nuk kam bërë asnjë gjë jashtë etikës qytetare. Nëse mund të quhet gabim se i thashë që sjellja jote i ngjan sjelljes së një fashisti, për këtë le të më dënojnë sa të duan. Nëse është gabim që kam mbrojtur djalin tim të pafjalë për të mos provuar pa asnjë shkak birucën e komisariatit, le të më dënojnë edhe për këtë. Kush mendon se jashtë shtetit policia të merr "gjak në vetull" e ka gabim. Jashtë shtetit policia ka arsye, fatkeqësisht këtu te ne njeh vetëm dajakun”, - përfundon njoftimin në Facebook biznesmeni i njohur.
Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com