I zoti i shtëpisë, i cili ka nisur të pastrojë apartamentin ka nisur tregtinë me tragjedinë. Ai na kërkon 10 mijë të vjetra, që të na lërë të bëjmë foto.

“Unë jam i zoti i hyrjes. Çifti kishte 4 muaj që rrinin me qera në hyrjen time. Ata si duket kishin probleme me njëri-tjerin sepse në fillim më tha Aliu se hyrjen do ta merrte vetëm. Më pas erdhi gruaja. Me qeranë kanë qenë të rregullt”.

I kërkojmë të zotit të shtëpisë që të futemi brenda dhe të bëjmë disa foto. Por, përgjigja e tij ishte se duhet të pagunin 1000 lekë. Menduam se ishte shaka, por jo zotëria e kishte shumë seriozisht. I dhamë lekët dhe u futëm brenda.