Në letrën e hapur të banorëve të Bytyçit theksohet se, në rast se puna është bërë shkel e shko, kjo ka të bëjë me faktin se pronar i firmës kryesore që ka fituar tenderin është Bashkim Ulaj, milk personal i familjes së kryeministrit, si dhe ortak me kreun e dikasterit të Transporteve, Sokol Olldashi.
Madje, banorët arrijnë deri aty, sa të akuzojnë se tenderat më të rëndësishëm të shtetit ndahen pikërisht tek pallati 28-katësh në pronësi të Ulajt, pranë ambasadës italiane.
Sipas banorëve, shteti rezulton të jetë i kapur pikërisht nga biznese të tilla, që u ofrojnë pushtetarëve fitime të garantuara, në një kohë kur subjektet e tjera nuk arrijnë të marrin as fondet buxhetore për punën e kryer. Sipas shoqatave të ndërtuesve, borxhi qeveritar ka arritur aktualisht në 200 milionë euro.

LAJMET MË TË VLERËSUARA