KAVAJË- Një person ka mbetur i plagosur me thikë në lagjen numër 2 të Kavajës. Mësohet se autori Eri Velecia është futur brenda në market dhe i ka kërkuar para pronarit Artur Ligeja.
Fillimisht ai i ka dëmtuar fasadën e biznesit dhe pasi është hasur në rezistencën e pronarit ka nxjerrë thikën dhe e ka kërcënuar për të marrë para. Ligeja ka mbetur i plagosur dhe mësohet se ai ndodhet jashtë rreziku për jetën.
Autori është vënë në pranga, ndërsa njihet edhe si përdorues i lëndëve narkotike dhe ka probleme të shëndetit mendor. Ligeja është pronar i disa bizneseve në zonë, mes tyre edhe i një agjencie turistike.
"Rreth orës 10:00, në qytetin e Kavajës, në vendin e quajtur “Agjensia”, në ambientet e një biznesi privat, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi E. V., 42 vjeç, ka goditur me mjet prerës në dorë shtetasin A. L., 52 vjeç, i cili ka pësuar një dëmtim të lehtë.
Më pas, autori ka dëmtuar xhamat e biznesit në pronësi të shtetasit A. L., si dhe xhamat e një biznesi tjetër aty pranë. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se autori është përdorues i lëndëve narkotike dhe ka probleme të shëndetit mendor", njoftoi Policia.
Komente











