Rreth orës 02:20 të mëngjesit të së shtunës, një sasi lënde plasëse i vendoset restorantit “Perla e Detit” në bulevardin “Nënë Tereza” në Kamëz. Pak sekonda më pas autori largohet me biçikletë.

24 orë më vonë policia ka vënë në pranga 3 persona, dhe një tjetër e ka shpallur në kërkim! Dy prej të dyshuarve emra të njohur për uniformat blu.

Në pranga ka rënë Jeton Lami 31 vjeç, ish efektivi i policisë që ishte i fundit që u pa në shoqërinë e Ervis Martinajt para se ai të zhdukej gushtin e vitit 2022. Ish-oficeri i forcave Operacionale, u lirua nga burgu në nëntor të vitit 2023, i dënuar për ‘shpërdorim detyre’. Bashkë me të për tritolin në Kamëz janë arrestuar edhe Florin Domi 30 vjeç dhe Flogert Mezhika 34 vjeç. Në kërkim është Ervis Lami, një person me rekorde të theksuara kriminale, i cili po ashtu në fillim të vitit u përfshi në një vrasjen e postierit Lulzim Visha, po në Kamëz, dhe ende është në arrati.

Policia thotë se arsyeja e vendosjes së lëndës eksplozive që shkaktoi dëme të konsiderueshme në biznes është një gjobëvënie prej 500 000 eurosh, që autorët i kishin vendosur pronarit të godinës Saimir Sina dhe  ky i fundit kishte refuzuar që t’ia jepte.

Gazetari i Report Tv, Sokol Dema mësoi se pronari Sina jetonte në Itali, ndërsa restoranti ishte në përdorim të Klodjan Muratit dhe Benard Elezit, të cilët e kishin marrë me qira dhe s’kishin lidhje në konflikt.

Të shtunën, vetëm pak orë pas shpërthimit, që shkaktoi dëme materiale në fasadën e parme të restorantit dhe fatmirësisht nuk pati të lënduar, ata deklaruan për policinë se nuk kanë konflikte me njeri dhe nuk kanë asnjë ide se pse i ishte vendosur lënda plasëse.

Tiranë/ Finalizohet operacioni policor i koduar “Motivi”.

Zbardhet brenda 24 orëve dhe dokumentohet, si rezultat i aplikimit të metodave proaktive, ngjarja e ndodhur ditën e djeshme në Kamëz, ku një biznesi iu vendos lëndë plasëse.

Identifikohen 4 autorët e dyshuar. Vihen në pranga 3 prej tyre, ndërsa vijon puna për kapjen e shtetasit tjetër.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda kundër Personit dhe Pronës të DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 5 dhe nën drejtimin e Prokurorisë, si rezultat i informacioneve të siguruara dhe aplikimit të metodave proaktive, zbardhën dhe dokumentuan ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme, në bulevardin “Nënë Tereza”, Kamëz.

Në kuadër të operacionit “Motivi” u vunë në pranga për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv” dhe “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, shtetasit:

-J. L., 31 vjeç, F. D., 30 vjeç, F. M., 34 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi E. L., 31 vjeç, të katërt banues në Kamëz.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas kanë hedhur lëndë eksplozive në fasadën e jashtme të biznesit, duke shkaktuar dëme materiale, për shkak të mosdhënies së një shume prej 500 000 euro, të kërkuar në formë gjobëvënieje ndaj pronarit të objektit, shtetasit S. S.

Vijon puna intensive për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim, si dhe për identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë përfshirë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:40
Tritoli në Kamëz/ Kush është ish-efektivi Lami, personi i fundit që u takua me Martinajn! Në kërkim edhe Ervis Lami, i akuzuar për vrasjen e postierit

1763287895_jetonlami.jpg

Jeton Lami

Jeton Lami, Florin Domi dhe Flogert Mezhika, janë personat e arrestuar si autorë të tritolit të vendosur ditën e djeshme në një restorant në Kamëz.

Ish-oficeri i forcave Operacionale, Jeton Lami u lirua nga qelia më 24 nëntor të vitit 2023 pasi u dënua me 2 vite e 10 muaj burgim i akuzuar për ‘shpërdorim detyre’. Pjesën më të madhe të dënimin e kaloi në paraburgim. Lami është personi i fundit, i cili ka takuar Ervis Martinajn teksa e ka shoqëruar me makinë në Durrës, para se ‘mbreti i lojërave të fatit’ të zhdukej pa lënë asnjë gjurmë.

Jeton Lami i ka mohuar kategorikisht akuzat për lidhje të tij me zhdukjen e Ervis Martinajt në gusht të vitit 2022, para hetuesve. Sipas tij, me ish bosin e lojërave të fatit është njohur 10 vite më parë, por e mohon miqësinë e ngushtë. Sa i përket rastit kur ai është kapur teksa shoqëronte Ervis Martinajn, Lami dëshmoi se është takuar me Ervis Martinajn rastësisht në zonën e ‘Zogut të Zi’ në Tiranë tre ditë para se ta shoqëronte për në Durrës. Vetë Martinaj i ka kërkuar ta shoqëronte dhe Lami e ka dërguar në Durrës ku e ka lënë në një hotel me një mikeshën e tij. Ndërkohë që një ditë më vonë ka shkuar në Durrës, e ka marrë Ervis Martinajn dhe mikeshën e tij dhe i ka lënë në një ambient pranë një karburanti në zonën e Vorës dhe që nga ky moment nuk ka pasur më kontakte me të.

Lami u kap nga kamerat e sigurisë së një hoteli në Durrës, ku ka qenë i shoqëruar me Ervis Martinajn. Për herë të parë hetuesit kanë mundur të zbulojnë se më 5 Gusht 2022 Lami e merr Martinajn në zonën e veriut në një automjet luksoz ‘Audi “A8” dhe e transporton atë drejt Durrësit në një hotel në praninë edhe të një vajze ende të paidentifikuar. Më 7 Gusht policia ka imazhin e fundit nga Ervis Martinaj në qytetin e Durrësit dhe të Tiranës tek një hotel ndërsa më 10 Gusht xhaxhai i tij Faik Martinaj ka bërë denoncimin në polici për humbjen e kontakteve me nipin.

Ndërkohë në kërkim për ngjarjen në Kamëz është shpallur Ervis Lami. 31-vjeçari Lami është person me rekorde të theksuara kriminale. Ai shpall në kërkim në janar të këtij viti, pasi iu gjet automatiku me selenciator në banesë gjatë kontrolleve për kapjen e autorëve të vrasjes së Lulzim Vishës. Ky i fundit punonte si postier dhe u qëllua për vdekje më 24 janar të këtij viti në Kamëz teksa ndodhej brenda në automjetin e kompanisë ku ishte i punësuar.

K.B/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lenti: 16/11/2025 19:20

    Keta Lamet paskan qene rraca me e poshter. Te pabese, vrases dhe gjobvenes. Jepini nga 20 vite plehrave.

    Përgjigju
  • Sandri: 16/11/2025 15:03

    Po gjobëvënësat e Shkodrës kur do të arrestohen?!

    Përgjigju
  • Albann: 16/11/2025 14:51

    Malok,kafshe.Lloj lloj llumi eshte bere polic.

    Përgjigju
  • Lea: 16/11/2025 14:26

    Ky grup ndyresirash qe i vene gjoba cdo biznesi qe i intereson mbeshtetet nga Agaset e qeverise. Sa tritole te tjere kane shperthyer me urdher te tyre dhe nuk i ka hyre gjemb ne kembe ketyre pisave, fillo nga tirana deri ne sarande. Dubai financon Lami 1 dhe 2 ekzekuton.

    Përgjigju
  • Elion: 16/11/2025 13:57

    Maloku eger, do me u pasuru nkurriz tjerve. Yyyy rrac e piset, bythmut polic gangsterr lloji me i shpif i frymorve. Qelbsina, turikal, analfabet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 3 Dhjetor, 08:56

    Çfarë mendoni për lëvizjen e Salianjit brenda PD?