Ka mjaftuar postimi i një fotoje në rrjetin social Instagram nga një person i quajtur Greg King, për të kuptuar që ka ende njerëz të mirë në këtë botë, që mendojnë edhe për ata më të pafatët. Në foto dukej qartë një mbishkrim që i mahniti të gjithë, i cili sic u kuptua ishte shkruar nga pronarja e restorantit ku edhe ishte afishuar.
Në mesazh shkruhej: : “Personi që kërkon ushqimin e tij të ardhshëm në kazanin tim të plehrave. Edhe ti je qenie njerëzore dhe vlen më shumë nga ushqimi i kazanit. Ju lutem, hyni në restorant për sanduiç, disa perime të freskëta dhe një gotë me ujë – e gjitha është falas. Nuk do t’ju pyes për asgjë”.
“Kam vënë re se disa nga qeset e hedhura ishin grisur dhe se dikush ishte përpjekur të kërkojë ushqim. Më lëndoi fakti që dikush është i detyruar ta bëjë këtë”, tha Ashley Jiron, pronarja e një restoranti në Oklahoma.
Redaksia Online
(M.P/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com