TIRANE- Dixhitalizimi i arkivit të vendimeve të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave që nga viti, ka bërë të mundur që çdo i interesuar të mund të marrë brenda 10 ditësh informacionin e plotë mbi dosjen e tij. AKKP ka bërë publik edhe formularin që duhet të plotësojnë qytetarët për të marrë kopjen e dokumentacionit që ndodhet në dosjen përkatëse. “Në bazë të ligjit Nr. 119/2014 "Për të drejtën e Informimit", neni 15, afati për shqyrtimin e kërkesë është 10 ditë pune nga dita e dorëzimit të kërkesës, dorazi apo me postë pranë AKKP”, thekson Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. Tarifat për këtë shërbim do të jenë 20 leke për faqe deri në 100 faqe, dhe 2,500 lekë mbi 100 faqe.