Pronat, Basha-Strasburgut:Shqetësim
për presionin e qeverisë mbi çështjen

Pronat, Basha-Strasburgut:Shqetësim<br />për presionin e qeverisë mbi çështjen
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha i ka dërguar letër Presidentit të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut, Guido Raimondi, duke ngritur shqetësimin mbi deklaratat e bëra nga kryeministri Rama në Parlament, se sipas tij ai ka arritur një marrëveshje me Gjykatën e Strasburgut për të mos shqyrtuar më çështje të pronave të qytetarëve shqiptarë kundër qeverisë shqiptare.

Sipas një njoftimi të shpërndarë për mediat nga PD-ja, Basha i bën të ditur Raimondi se këto qendrime të Ramës janë mbajtur në Parlament, pas takimit që kanë patur me të me 9 maj në Strasburg, dy prej ministrave të qeverise shqiptare.

Sipas letrës, Basha shprehet se kjo deklaratë përbën një ndërhyrje të hapur përpara vendimit të Gjykatës tonë Kushtetutese në lidhje me ligjin e ri të pronave duke ngritur shqetësimin se ky qëndrim i kreut të qeverisë bëhet për ti ushtruar presion Gjykatës Kushtetuese dhe njëkohësisht për të dëmtuar kredibilitetin e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut në opinionin publik shqiptar.

Në letër Basha nënvizon se në Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe rregullat e Gjykatës, nuk parashikohet asnjë rast që njëra prej palëve të arrijë marrëveshje të mundshme me Gjykatën në favor të saj, përpara shqyrtimit të çështjes.

Basha e siguron Raimondi se nuk kërkon ta bëjë Gjykatën e Strasburgut pjesë të debatit të brendshëm politik, dhe shpreh besimin e palëkundur në paanshmërinë e Gjykatës së të Drejtave të Njeriut dhe në shqyrtimin e pavarur e profesional të çështjeve prej saj.


  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vengu inspekton punimet për ndërtimin e godinës multifunksionale në Repartin e Operacioneve Speciale në Zall-Herr

Vengu inspekton punimet për ndërtimin e godinës multifunksionale në Repartin e Operacioneve Speciale në Zall-Herr