TIRANË - E vërteta e pronave të familjes së presidentit Bamir Topi vazhdon të jetë një mollë sherri. Pre dy ditësh mediat, kryesisht ato vizive po paraqesin dokumenta lidhur me pronën prej 10 mije e 300 metra katrorë, të cilën një e moshur 94 vjecare, Hanke Topi pretendon se ia ka vjedhur Presidenti i Republikës.

DJE
Televizioni Klan, dje publikoi intervistën dhe dokumentat që e moshuara tha se disponon për të vërtetuar se pronat e saj po merren padrejtësisht nga kreu i shtetit dhe familjarët e tij. Në kronikën televizive, 94 vjeçarja Hanke Topi dhe djali i saj tregojnë se gjithcka është konform tapive të vjetra të asaj kohe dhe se presidenti po synon manipulimin.

SOT
Ndërsa, Vizion Plus sot ka siguruar dokumentin ekskluziv që familja e Hanke Topit, pretendente për pronat e fisit te presidentit Bamir Topi, ka paraqitur në Gjykatë në vitin 1997, por që rezulton një certifikate e falsifikuar. Bëhet fjalë për rreth 10 mijë e 300 metra katrorë truall që, Hanke Topi ka përfituar përmes falsifikimit. Investigimi i Prokurorisë ka nxjerre në pah se familja e Hanke Topit ka falsifikuar certifikatën e trungut familjar dhe ky dokument sipas organit të akuzës, ka përmbajtje të rreme dhe nuk ka dalë nga zyrat e komunës. Dokumentet që ndodhen në dosjen gjyqësore të arkivit të gjykatës, faktojnë se në baze të kësaj certifikate të rreme, Hanke Topi ka arritur të fitoje me gjyq nëe vitin 1997 truallin në fjale në Linze të komunës Dajt.
Nga ana tjetër, i kontaktuar nga “Vizion Plus”, i afërmi i Presidentit te Republikes, Fatmir Topi i cili është dhe autor i kallëzimit penal në Prokurori të kësaj çështjeje, thotë se kreu i shtetit nuk është marrë fare me klëtë cështje.

(aq/shqiptarja.com)