TIRANE- Partia Socialiste premton transparencë në shitjen e 17 milionë metrave katrorë, pasuri të ushtrisë të cilat sipas PS po përvetësohen nga kryeministri Berisha dhe të afërm të tij.
“Plot 17 milionë metra katrorë pasuri nuk janë as pronat e Saliut as pronat e Arben Imamit, por janë pronat e shqiptarve dhe të gjithë këtij shteti. Nuk do të lejomë Saliun që këto prona t’i përvertësojë, siç dhe po bën, apo t’ia trasnferojë djalit, vajzës apo miqve të vet.”- tha Taulant Balla në një prononcim për median sot në mesditë nga selia rozë.
PS përsëriti akuzat se pronat e ushtrisë janë shitur me çmime “qesharake” dhe me vlerën më të ulët sesa e tregut, ndërkohë që të ardhurat nga shitja e tyre mund të viheshin në ndihmë të ish ushtarakëve por dhe të ish të burgosurve politikë.
“Duke anashkaluar tërësisht Kuvendin, në errësirë të plotë, Ministria e Mbrojtjes ka shitur pronat me çmim qesharak. Reparte ushtarake dhe baza të rëndësishme të ushtrisë janë shitur me çmime shumë të ulëta. Gjatë këtyre ditëve ne treguam objekte të ushtrisë që shiten që mund të përdoreshin për pensionet e ish-ushtarakëve, mund të përdoreshin për kompensimin e ish pronarëve, mund të ishin krijuar të ardhura edhe për dëmshpërblimin e ish të burgosurve politikë” tha Balla.
PS akuzoi dhe për mos transparencë në procesin e kthimit të pronave tek ish pronarët.
“Një pronë e ministrisë së Mbrojtjes në qendër të Tiranës i është kthyer dhëndrit të kryeminitstit. Jamabër Malltezi. Disa ish- pronarë na thanë se nuk kishin marrë ende asnjë pronë. “Atyre nuk i kompensohen sepse nuk përfaqësohen nga dhëndri, vajza e kryeministrit. “- tha Balla duke shtuar se nga dosja e denoncimeve u “kuptua si mund të përfitosh 200 mijë euro në vit nga aktiviteti privat në fushën e pasurive të paluajtshme.”
Shitja e pronave të ushtrisë është denoncuar edhe në mbledhjen e sotme të komisionit të sigurisë kombëtare në Kuvend. Deputetët e opozitës insistuan në kërkesën për të hetuar institucionin e drejtuar nga Arben Imami.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Taulant Balla dje: Imami po shet pronat në Dajt