Pronat e Yasin Kadi, Gjykata
pushon dosjen e Abu Rayan

Pronat e Yasin Kadi, Gjykata<br />pushon dosjen e Abu Rayan
TIRANE- Gjykata e Lartë pushon dosjen penale ndaj admnistratorit të pronave të arabit Yasin Kadi, të pandehurit Hamza Abu Rayan dhe shpall këtë të fundit të pafajshëm. Vendimi është marë nga kolegji penal i Gjykatës së Lartë, i cili gjatë gjykimit të çështjes ka konstatuar se në dosjen penale të prokurorisë nuk ekziston fakti dhe për pasojë çështja penale e ngritur mbi akuzën e "fshehjes së fondeve dhe pasurive të tjera ndaj të cilëve zbatohen masat kundër financimit të terrorizmit" duhet të pushohet. Për rrjedhojë ky vendim sjell automatikisht dhe rënien e dënimit me 4 vjet burg dhe 6 milion lekë gjobë të vendosur ndaj Hamza Abu Rayan nga dy gjykatat e shkallëve të mëposhtme. Momentalisht kolegji penal i Gjykatës së Lartë ende nuk e ka zbardhur vendimin e argumentuar, por në vendimin e shkurtuar (Dispozitivin) pesëshja e gjyqtarëve shprehet se i pandehuri Hamza Abu Rayan nuk është autor i asnjë vepre penale, pasi në këtë rast nuk ekziston fakti. Kaq ka mjaftuar që jordanezi Hamza Abu Rayan, që njihet si administrator i pronave të Yasin Kadisë të marë frymë lirisht, dukë u çliruar nga mankthi i përndjkjes së tij prej 8 vitesh.
AVOKATI VISHA
Avokati Sajmir Visha në një prononcim për gazetën "Shqiptarja.com" u shpreh se Gjykata e Lartë i ka dhënë fund kalvarit të tetë viteve, periudhë kjo që ka rënuar nga ana ekonomike klientin e tij Hamza Abu Rayan. Avokati Visha, shtoi se veç pushimit të akuzave, tashmë shteti shqiptar duhet ti rrikthejë Hamza Abu Rayan dhe 18 pasuritë e tij, të cilat janë sekuestruar dhe momentalisht po admninistrohen nga shteti. I pyetur nëse ai si përfaqësues ligjor i Hamza Abu Rayan do ndërmarë një nisme ligjore për të paditur në gjykatë shtetit shqiptar për konfiskimin në mënyrë të padrjtë të pasurive, Visha tha se një gjë e tillë mund të bëhet në vashdim, por sipas tij ajo që tashmë duhet të bëjë shteti është të lirojë dhe kthejë tek pronari i ligjshëm i ligjshëm i 18 pasurive.
Dosja në dy gjykata
Apeli i Krimeve të Rënda, ndryshoi vendimin e 22 dhjetorit 2009 të Shkallës së Parë, ndaj jordanezit Hamze Abu Rajan (Hamzeh Abu Rayan), administrator i pronave të Jasin Al-Kadi në Shqipëri. Pas dhënies së vendimit, Gjykata urdhëroi prokurorinë të arrestonte menjëherë jordanezin Rayan, për të vuajtur 4 vitet e dënimit të dhënë për veprën penale të "fshehjes së fondeve dhe pasurive të tjera ndaj të cilëve zbatohen masat kundër financimit të terrorizmit". Veç masës së dënimit prej 4 vitesh burg, kjo gjykatë vendosi që i pandehuri të dënohet edhe me gjobë prej 600 mijë lekësh të reja. Më parë Gjykata e Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda e kishte dënuar me tri vite burg jordanezin, por me kusht që të mos kryente krim tjetër. Sipas vendimit, nuk qëndronin pretendimet trupit gjykues Shkallës së Parë, për pezullimin e masës së dënimit ndaj jordanezit Rajan, pasi ai pretendon për pafajësi dhe rrezikon largimin nga vendi. Në këtë mënyrë u urdhërua prokuroria të arrestonte administratorin e pasurive të Jasin Al-Kadi në Shqipëri, cili nga OKB listohet si person që financon terrorizmin. Në fund të vitit 2009 Gjykata e Krimeve të Rënda në kryeqytet e kryesuar nga gjyqtari Sandër Simoni, pas 62 seancave gjyqësore vendosi deklarimin fajtor të jordanezit Rajan për akuzën e "fshehjes së fondeve dhe pasurive të tjera ndaj të cilëve zbatohen masat kundër financimit të terrorizmit". Sipas vendimit të dhjetorit 2009 gjykata kishte vlerësuar mungesën e rrezikshmërisë së të pandehurit dhe rrethanave të tjera lehtësuese për të vendosur pezullimin e masës së dënimit, duke e dënuar për tre vite me kusht që mos të kryejë asnjë vepër tjetër penale. I pandehuri, i pranishëm në seancën e 22 dhjetorit 2009 kërkoi pafajësi, duke pretenduar se nuk ka konsumuar asnjë vepër penale me veprimet e tij. Prokurori i çështjes, Edvin Kondili, gjatë leximit të konkluzioneve përfundimtare, para trupit gjykues, u pati kërkuar dënimin e të pandehurit Abu Rajan me 6 vite burg dhe 5 milionë lekë të reja gjobë.
(Ne foto Yasin Kadi i dyshuari nga OKB për financim të terrorizmit)
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Caktimi i datës së zgjedhjeve në Kosovë, Kurti nuk i shkon në takim Vjosa Osmanit! Presidentja: Mund ta pyesni atë, supozoj se është në zyrë

Caktimi i datës së zgjedhjeve në Kosovë, Kurti nuk i shkon në takim Vjosa Osmanit! Presidentja: Mund ta pyesni atë, supozoj se është në zyrë