TIRANË – Ministri i drejtësisë Eduart Halimi, gjatë analizës vjetore të kësaj ministrie deklaroi se dixhitalizimi i tokës mbeten prioritet edhe i vitit që sapo ka nisur.
“Sfidë për këtë vit është miratimi i strategjisë kombëtare të pronës që do të shpreh vizionin e qeverisë për pronat, ajo do të parashikojë hapa konkretë me regjistrin dixhital të pronës, shqyrtimi i hapave dhe kërkesat nga subjektet ish pronare”, tha ministri Halimi.
Ai shtoi se regjistri i tokës do të vlejë për një shërbim efektiv e të shpejtë të publikut ndërsa shtoi se do të vijohet me procesin e njohjes së pronësisë për subjektet e shpronësuara do të evidentohen pasuritë e paluajtshme shtetërore përmes metodikës së vlerësimit të kësaj prone duke pasur orientim vlerën e tregut, lirimi i shtëpive të ish pronarëve duke aplikuar për personat kreditë e buta sipas ligjit.
“Në vëmendje do të jetë kompensimi fizik i ish pronarëve dhe kompensimi financiar. Të gjitha kërkesat pranë agjensisë së kthimit të pronave do të marrin përgjigje”, deklaroi ministri.
(aq/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com