Cështja e pazgjidhur e pronave për pak i ka marrë jetën kryeplakut të fshatit Hurdhë Muhurr në Dibër është kërcënuar me çifte nga një 66-vjeçar për shkaqe pronësie. Hakik Prenci është autori i ngjarjes, i vënë tashmë në pranga, ndersa personi i kercenuar rezulton S.H, 29 vjec kryeplak u Hurdhe Muhurr.

Ngjarja
Kryeplaku i fshatit Hurdhë Muhurr në Njësinë Administrative Muhurr në Dibër është kërcënuar me çifte nga një 66-vjeçar për shkaqe pronësie.

Sipas policisë së qytetit verior, Hakik Prençi kanosi me armë gjahu (me fishek në gojë) kryeplakun e fshatit Hurdhë Muhurr ndersa ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Fusha e lopës”, rreth 1 km sipër fshatit Hurdhë Muhurr. Nga hetimet zbulohet se, Prenci i ka dalë në rrugë shtetasit S. H. 29-vjeç dhe i ka drejtuar një armë gjahu Çifte "teke" të mbushur me një fishek në gojë duke e kërcënuar. 
S.H më pas ka tentuar për t'i marrë armën e gjahut. Nga përleshja mes tyre është shkrehur arma e gjahut, por fatmiresisht e shtena nuk ka dëmtuar asnjërin nga personat e përfshirë në konflikt. 

Arrestimi
Menjëherë pas ngjarjes S. H, ka njoftuar policinë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e Hakik Prençi u gjet edhe një armë tjetër gjahu Çifte dhe fishekë.

Redaksia Online
(d.b/F.T/shqiptarja.com)