TIRANE- Trashëgimtarët e ish-pronarëve do të kalojnë në një sitë për të verifikuar nëse kanë përfituar nga ndarja e tokave në zbatim të ligjit 7501, apo të ndarjes së tokave të fermave dhe ndërmarrjeve bujqësore. Në projektligjin e parashikuar prej qeverisë është propozuar që të bëhet një llogaritje e tokës së përfituar prej ish pronarët nga reformat e pas vitit 1991. Ndërsa do të ketë dhe një vlerësim të shumës që një ish pronar duhet të marrë si kompensim nga sipërfaqja që ende nuk i është kompensuar.
Në rast se mes të dy vlerave nuk ka një diferencë atëherë ish pronari do të dalë nga lista e subjekteve që trajtohen nga Agjencia e Trajtimit të Pronave. Ekspertët e ministrisë së Drejtësisë dhe ata të AKKP-së kanë lënë në fuqi kufizimin që u bëhet pronarëve, për t’u kompensuar në jo më shumë se 100 hektarë tokë. Kjo përjashtuar trojet, të cilat u kthehen menjëherë pronarëve.
/Shqiptarja.com