Nëse kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj i arrestuar sot me akuzën e tjetërsimit të pronave dhe falsifikimit do të dënohet atëherë në Lezhë do të zhvillohen zgjedhje të parakohshme. Vendimi për shkarkimin e kryebashkiakut është në dorë të kryeministrit Rama.

Gjithçka do të varet nga provat kundër Frrokajt në dosjen për tjetërsimin e pronave. Kryebashkiaku të dielën do të dalë para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë. Analisti Plator Nesturi i ftuar në emisionin Repolitix në Report Tv parashikon zgjedhje në të gjithë vijën bregdetare, pasi sipas tij ka shume abuzime.

Unë parashikoj zgjedhje në Lezhë, sa do të zgjerohen këto veprime. Unë parashoh zgjedhje të parakohshme në të gjithë vijën bregdetare. Mund të kemi probleme edhe me objektet që janë ndërtuar. Hapet një problem i madh”. Për Ilir Yzeirin kjo është një ‘bombë’ politike, pasi humbet besimi te investitorët, ndërsa shtoi se prokurorja e re duhet që të mbështetet, pasi ndryshe nga Llalla po godet korrupsionin.

d.b/shqiptarja.com