SHKODER- Një qytetar nga Shkodra ka zgjedhur një reagim ekstrem për të kundërshtuar vendimin e Gjykatës se Shkallës së Parë dhe asaj të Apelit përsa i përket cështjes së prones së tij. Trashani është ngujuar sot paradite brenda automjetit të tij duke filluar në këtë mënyrë grevën e urisë. Në një komunikim për mediat Trashani ka kërkuar reagimin e shtetit shqiptarë pasi sipas tij po i merret prona padrejtësisht.

“Jam këtu për të ushtruar të drejtën time ligjore për grevë urie, për të mbrojtur veten time dhe pronën, dhe për ti bërë thirrje të gjithëve qytetarëve të Shkodrës të bashkohen me mua. “

Trashani pretendon se po i merret prona padrejtësisht ndërsa akuzon për këtë vendim kryetarin e Gjykatës Andri Ymeri i cili i ka gjykuar cështjen dhe këshilltarin e Presidentin Topi, Fatlum Nurjen i cili pretendon se kjo pronë i përket familjes së këtij të fundit.

Fatlum Nurja me anë të vjedhjes e mashtrimit kërkon pronën me anën e dokumenteve falso, ndërsa gjyqtari Andri Ymeri duke shkelur Kushtetutën, procedurat ligjore, dhe etikën profesionale e mbështet atë.
(sg/shqiptarja.com)