Kryeministri i Greqisë Alexis Tsipras ka reaguar për pronat e minoritetit grek që jeton në Himarë. Gjatë samitit mes katër shtetesh Greqisë-Rumanisë-Serbisë-Bullgarisë të zhvilluar në Bukuresht, kreu i qeverisë greke tregoi se Shqipëria mund të përballet me sanksione.
“Kohët e fundit po shikojmë zhvillime që nuk na pëlqejnë. Sot mësova që ka pasur një zhvillim negativ në lidhje me minoritetin grek. Nëse është e vërtetë, do të jetë një zhvillim shumë negativ. Një çështje që fatkeqësisht neve nuk na jep optimizëm drejt perspektivës europiane. Nëse informacioni që kemi është i vlefshëm, nuk ekzistojnë parakushte për të ecur në këtë drejtim. Shpresoj të jem i gabuar. Sepse dëshira e të gjithëve është që hapat drejt perspektivës evropiane të bëhen realitet. Por, ne çdo shtet e shikojmë veç e veç”, tha Tsipras.
Sipas mediave greke, Tsipras i referohet një informacioni që kishte marrë se qeveria shqiptare ka konfiskuar prona të minoritetit grek në Himarë përmes një vendimi të botuar në Fletoren Zyrtare.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate%20shqiptarja.png)
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)
Eja baj gë, eja ti marrësh, e baj gë!
PërgjigjuKa naj hall my mos ka naj te gjysherve te vet se dhe ky shqiptar do jet muti , Po ato tokat e Qamris Ku Jan mor lepur
Përgjigju