Kryeministri Edi Rama reagoi përmes një postimi në rrjetin social Facebook në lidhje me vendimin e marrë nga Këshilli i Europës për të mos shqyrtuar për 1 vit dosjet në Gjykatën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut në Strasburg.

“Lajm i shumëpritur nga Këshilli i Europës për pronat! E shpëtuam vendin nga gropa që na la papërgjegjshmëria e paraardhësve. Tani të nxitojmë”,shkruan Rama në statusin e tij në rrjetin social.

Në këtë mënyrë KiE ka pranuar kërkesën e Qeverisë shqiptare, e cila kërkoi 1 vit kohë në lidhje me çështjen e pronave.