TIRANE- Procedurat e dhënies së të drejtës së pronësisë mbi oborret funksionale të objekteve të ndërtuara para vitit 1991 do të kryhen brenda 7 ditëve në rastet kur këto sipërfaqe i nënshtrohen realizimit të projekteve, investimeve apo shpronësimeve për interesa publike. Masa për reduktimin e afatit është marrë nga Këshilli i Ministrave, përmes disa ndryshimesh në vendimin e vitit 2012 për Përcaktimin e Procedurës së Kalimit të Pronësisë së Pasurive të Paluajtëshme, të Ndërtuara deri më 10.8.1991.