Prononcimi i Kryetarit të Kuvendit  Mohamed Larbi Ould Khelifa

Ishte kënaqësi e imja të takoja sot Kryetarin e Kuvendit dhe ishte gjithashtu një kënaqësi të vija këtu në Shqipëri për të marrë pjesë në 10-vjetorin e PAM.
 
Algjeria dhe Shqipëria janë dy vende mike që kurrë nuk kanë pasur probleme gjatë gjithë historisë. Është hera e parë që Algjeria merr pjesë në takimet e PAM dhe ne erdhëm këtu, sepse ajo u organizua në Shqipëri.

Për shkak të historisë së marrëdhënieve njerëzore dhe gjithashtu për shkak të një numri shqiptarësh që studiojnë në Algjeri, shpresojnë se marrëdhëniet tona diplomatike do të forcohen më tej dhe ne do të koordinojnë pozicionet tona në mënyrë që të përballojmë ato që po ndodhin në Mesdhe, sfidat e kërcënimet.

Perspektivat e bashkëpunimit midis të dy vendeve për sa i përket përballimit të sfidave si ato të sigurisë apo terrorizmit janë të mëdha dhe të dy vendet ndajnë të njëjtat ide në lidhje me këto çështje.

Është e vërtetë se është duke u krijuar një grup miqësie midis Algjerisë dhe Shqipërisë që do të jetë një mjet tjetër për të rivitalizuar marrëdhëniet midis dy vendeve dhe se këto grupe dhe diplomacia parlamentare do të konsolidojnë marrëdhëniet diplomatike tradicionale midis dy vendeve.

Shpresojmë se Kryetari i Kuvendit do të zhvillojë një vizitë në Algjeri në Parlamentin Algjerian dhe kjo do të jetë një shenjë e marrëdhënieve tona tradicionale dhe urojmë prosperitet dhe siguri për të gjithë shqiptarët.

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Media britanike ‘The Times’: Shqipëria, destinacioni i pazbuluar i Mesdheut