“Nuk paguhem nga taksat e shtetit që të jem komentues dhe analist. Jam Ministër i Drejtësisë dhe si i tillë që në ditën e parë që kam vënë dorën në Kushtetutën e Republikës, kam thënë se nuk do të dëgjoni nga unë asnjë koment për çështje konkrete të vendimeve të gjykatave dhe ky është standard kushtetues në Republikën Parlamentare. Ministrit të Drejtësisë nuk i lejohet të komentojë publikisht mbi vendime konkrete dhe nuk kam ndërmend që të ligjëroj politikisht publikisht, sepse nuk mendoj se fitohet publikisht duke komentuar mbi vendime të caktuara. Detyra kushtetuese e gjykatës dhe e çdo gjykatësi është të gjykojë dhe të dënojë këdo ndaj të cilit ka prova dhe të lirojë cilindo për të cilin nuk ka prova. Në rast se gjyqtari nuk e bën këtë atëherë nuk ka kryer detyrën. Ky është standardi im dhe unë i qëndroj kësaj dhe nuk lëviz asnjë presje nga çfarë kam thënë në këto gjashtë muaj me radhë. Kam bërë thirrje që kushdo që ka qenë një herë në burg në jetën e tij dhe ka detyrë publike, është mirë që të largohet. Ky është një standard moral që nuk ka pse të mos e bëj përsëri si thirrje”, tha Ministri i Drejtësisë.
Lidhur më interesin e medias për të dhënë komentin e tij mbi arrestimin e kreut të Bashkisë Kavajë, Ministri Manjani sqaroi se: “Kjo është një çështje konkrete që po e shqyrton gjyqësori dhe prokuroria, të cilët kanë mbështetjen e Ministrit të Drejtësisë, për aq kohë sa bëjnë punën në bazë të Kushtetutës dhe ligjit”, theksoi z. Manjani
Gjithashtu, Ministri Manjani bëri me dije për gazetarët se në bazë të Kushtetutës dhe ligjit aktual, Ministri i Drejtësisë është autoriteti i vetëm përgjegjës që parashtron para Këshillit të Lartë të Drejtësië procedim disiplinor ndaj çdo gjykatësi.
“Komente publike mbi gjyqtarë, mbi sjellje mbi vendime, unë nuk kam bërë dhe nuk bëj. Ky është standardi im. Unë nuk jam komentues apo analist. Ditën që nuk do të jem në zyrën e shteti apo detyrën e ministrit mbase mund ta bëjë edhe më mirë punën e analistit apo komentuesit”, u shpreh ndër të tjera Ministri Manjani
Sondazhi i ditës:
Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?
-
Mirë
43.5%
-
Keq
40.6%
-
Nuk e di
15.9%
Vota total: 885
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Denari i argjendtë i Brutusit’, ndër monedhat më të vlefshmet dhe të rralla në botë! Njihuni me çmimin marramendës dhe historinë intriguese
9 Gusht, 14:47
-
IDF, tunel 3 km i shkatërruar në qendër të Gazës
9 Gusht, 14:41
-
Me aksione të dhuruara! Nesër prezantohet administratori i ri i Kukësit, trajneri dhe zv/trajneri (Emrat)
9 Gusht, 14:33
-
Lufta/ United Airlines pezullon fluturimet për në Tel Aviv
9 Gusht, 14:25
-
VIDEO/ Jasir Asani rikthehet të mrekullojë, shënon supergol me vlerën e tri pikëve dhe feston me 'shqiponjë'
9 Gusht, 14:24
-
Pamjet dramatike/ Arratisja! Ushtari rus hedh nga makina trupat e vdekur, po përndiqeshin nga droni (VIDEO)
9 Gusht, 14:16
-
Superliga/ Përcaktohet java e parë e kampionatit, luhet edhe të hënën
9 Gusht, 14:13
-
Lufta/ 'Për të arritur marrëveshjen Hamasi kërkon lirimin e liderit palestinez që Izraeli mban të burgosur, SHBA bie dakort
9 Gusht, 14:12
-
Urdhri i mjekëve kundër Aktit Normativ të Qeverisë: Jemi shmangur, tani shtojcë të Ministrisë! Të ribëhet ligji
9 Gusht, 14:07
-
Lufta Izrael - Hamas/ Italia mbështet përpjekjet e SHBA-së, Egjiptit dhe Katarit për armëpushim në Gaza
9 Gusht, 14:05
-
VIDEO/ Myrto Uzuni gjen golin me Granadan
9 Gusht, 14:00
-
Telefonata e Ramës me Erdogan, flet ambasadori turk: Pastroni arsimin e fenë nga ‘Feto’! S'do lejojmë të helmojnë marrëdhënien tonë
9 Gusht, 13:56